Shqipëria
Sa është shëndetësia, barrë për shqiptarët
Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve, që e raportojnë se e kanë një barrë të lartë financiare
Shqiptarët rezultojnë se kanë barrën më të lartë financiare, që u referohet shpenzimeve nga xhepi që familjarët paguajnë direkt për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat dhe Bankës Botërore.
Sipas Eurostat, në vitin 2017, më shumë se gjysma e popullsisë (55%) në Bashkimin Evropian (BE) raportuan se shuma që familja e tyre duhej të paguante për kujdesin mjekësor nuk përfaqësonte një barrë financiare.
Nga ana tjetër, 34% thanë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin disi një barrë financiare, ndërsa 11% i perceptojnë këto shpenzime si një barrë të rëndë financiare në buxhetin e familjes.
Nga rajoni, raporti përfshin të dhëna për Maqedoninë e Veriut, ku përqindja e atyre që deklarojnë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor janë një barrë financiare është 28.3%, më se dy herë më e lartë sesa mesatarja evropiane. Në Serbi, kjo peshë është më e ulët, në rreth 15%, raporton ‘monitor’.
Të dhënat për Shqipërinë mungojnë, por një raport i mëparshëm i Bankës Botërore bën të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% e shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Evropë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta si dhe shumë më e lartë se Evropa Qendrore dhe vendet Baltike, që e kanë këtë tregues në 23%. Pas Shqipërisë në rajon renditet Mali i Zi (me rreth 32%), Bosnja, e ka këtë tregues gati 29%, sipas Bankës Botërore, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë, përcjell albinfo.ch.
Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve, që e raportojnë se e kanë një barrë të lartë financiare.
Sipas Eurostat, nga vendet e BE-së, 13% e të anketuarve kanë pohuar se kanë një barrë të lartë financiare blerjen e ilaçeve, 17% për shërbimet dentare, dhe 13% të paguajnë për shëndetësinë. Qipro, Bullgaria, Italia, Letonia janë shtetet që raportojnë kosto më të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato dentare. Ndërsa blerja e barnave është barrë më shumë për polakët, qipriotët, bullgarët.
Një tjetër raport i Komisionit Evropian për cilësinë e jetës e rendit Shqipërinë si vendin me papërballueshmërinë më të lartë për shërbimet dentare.
Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Evropian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjën se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Evropë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













