Bota
Termocentralet e Ballkanit po e helmojnë Europën
Ambientalistët u kërkuan politikëbërësve të BE-së që të marrin një qëndrim më të ashpër mbi ndotjen e ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor.
Për shkak të ndotjes, numri i vdekjeve ka shkuar në Europë në 3,900 persona në vit. 16 zonat industriale të ndërtuara në kohën e komunizmit kanë një kapacitet prej 8 gigawatts (GW). Termocentralet emetojnë të njëjtën sasi dioksidi squfuri si në vitin 2016, transmeton Shqip, përcjell albinfo.ch.
“Linjiti, qymyri më ndotës, është gjerësisht i disponueshëm në rajon, duke siguruar një burim të lirë të energjisë dhe njëkohësisht është burimi kryesor i energjisë për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Vendet janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte një angazhim për të zbatuar rregullat e BE-së për të frenuar ndotjen deri në vitin 2018. Por investimet në termocentralet e reja ose në teknologjinë për të ulur emetimet janë kryesisht të vonuara”, tha raporti.
“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe është ende një vrasës i padukshëm në Evropë”, tha Vlatka Matkoviq Puljiq, zyrtare e lartë shëndetësore dhe e energjisë. Gjithashtu ajo është autorja kryesore e raportit. “Është koha që politikëbërësit e BE-së të rrisin përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












