Lajme
Katari, ëndërr mashtruese për kosovarët
Zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje për të siguruar se punëtorët e parë të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014
Në fillim të vitit të ardhshëm pritet që të shkojë grupi i parë i kosovarëve për të punuar në shtetin e Katarit. Kosovaret atje do të punojnë si shtëpiakë, nëpër shtëpitë luksoze dhe banesat e afaristëve të Katarit. E njëjta praktikë ka ndodhur edhe me punëtorët e shteteve të rajonit, Bosnjës dhe Maqedonisë.
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.
Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në aranzhmane që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.
Përshtypjet e para dalin të jenë shumë premtuese, ndërsa realiteti në këtë vend aziatik, është diçka tjetër.
Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan “Balkanist”, raporton “express”.
“Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël”, thuhet në raport.
Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët, siç thuhet më tej në raport, nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre.
“Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim”, ka shkruar Balkanist.
Në Katar nuk kanë hezituar as t’i vrasin të punësuarat. Madje thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij.
“Si shumë punëtore në Katar, M. ka punuar për të mbështetur familjen e saj. Pas vrasjes së saj, ata kanë vendosur që nuk kanë zgjidhje tjetër pos të pranojnë “diyya”n ose “paratë e gjakut”. Jeta e M.s ishte vlerësuar 40 mijë dollarë – më pakë se gjysma e GDP-së së Katarit për kokë banori. Vrasësi i saj kishte mbajtur 3 vjet burgim” thuhet në shkrim.
Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë.
Denisa Maglic -Sarajlic është zëvendësministre për çështje civile në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo thotë se Katari “mundësinë më të mirë për qytetarët e BeH për punësim jashtë vendit”.
Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, Boshnjakët dhe Maqedonaset do të paguhen minimalisht, 190 dollarë në muaj.
“Kosova është ende duke negociuar kushtet e “shtëpiakeve” të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive sikur sikur vende fqinje.
Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por sipas “Balkanist”, kur Kamboxhës i ishte ofruar që të nënshkruaj marrëveshje të ngjashme kishte thënë jo.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











