Shkurt.ch
Ky kanton zviceran do të detyroj prindërit të paguajnë për fëmijët që nuk flasin mirë gjermanisht
Kantoni zviceran i Thurgaut po mundohet të ndryshojë kushtetutën zvicerane në mënyrë që të detyrojë prindërit të ndajnë kostot e orëve të gjuhës për fëmijët e tyre të cilët ndjekin edukimin parashkollor nëse gjermanishtja e tyre nuk është mjaft e mirë.
Propozimi synon të ruajë paratë e kantonit dhe të rrisë integrimin e fëmijëve të të huajve që jetojnë në Zvicër.
Është pjesë e një debati afatgjatë në vend se një numër në rritje i fëmijëve po fillojnë arsimin parashkollor të detyruar pa pasur aftësitë e nevojshme gjuhësore.
Në rastin e Thurgau, parlamenti kantonal muajin e kaluar miratoi një kërkesë për ndryshimin e kushtetutës zvicerane, në mënyrë që prindërit e fëmijëve në kopshte dhe me aftësi të dobëta gjermane të japin një kontribut në shpenzimet e klasave në gjermanisht, përcjell albinfo.ch
Prindërve u kërkohet gjithashtu të paguajnë diçka për kostot e përkthyesve nëse këto janë të nevojshme për takimet e mësuesve me prindër.
Rregullat e reja nuk do të zbatohen te refugjatët dhe personat e sapo ardhur në vend.
Presidenti i Federatës së Mësuesve të Zvicrës, Beat W. Zemp, i tha të përditëshmes zvicerane Tages Anzeiger se ligji i propozuar i Kantonit do të përmbushte një pengesë kushtetuese në dy fronte – në kuptim të nenit 19 dhe nenit 18, i cili garanton lirinë për të përdorur çdo gjuhë .
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










