Shqipëria
Syri i Kaltër, burimi që të mahnit
Faqja italiane SiViaggia.it që prezanton turizmin në Itali dhe në botë, ia ka kushtuar një shkrim edhe Shqipërisë.
Kjo faqe është fokusuar te një fenomen natyror që nuk ka gjetur ende një shpjegim të vërtetë, por që është në mes të pyllit, vetëm disa kilometra larg Sarandës, e që është Syri i Kaltër, transmeton albinfo.ch.
“I kaltër si ngjyra e burimit natyral që gjendet në Shqipëri. Një fenomen që admirohet… Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin. Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit”, thuhet në shkrim.
Syri i Kaltër është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












