E-Diaspora
Policia zvicerane arreston 44 tifozë serbë të Partizanit
Ata kanë perdorur mjete piroteknike kundër tifozëve të skuadrës zvicerane FC Thuni, e cila e ka mundur Partizanin e Beogradit me rezultatin 3:0
Në ndeshjen e kthimit të vleshme për kualifikim në Ligën Europiane (Europa League), skuadra zvicerane FC Thun, ku ka bërë karrierën shqiptari, Milaim Rama ka mundur Partizanin me rezultat bindës 3:0
Sulmi i tifozëve të Partizanit të Beogradit duke përdorur mjete piroteknike kundër tifozëve të skuadrës zvicerane FC Thun, në sektorin familjar të mbushur kryesisht me prindër dhe fëmijë, duket se është nxitur nga prania e flamurit shqiptar.
Siç raportojnë mediet zvicerane, në momentin e demolimit të mburojave, tifozët e Partizanit të Beogradit kanë marshuar me fyerje e me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të tifozëve të skuadrës vendase.
Në komentet e postuara është shkruar se: „mjetet piroteknike janë hedhur vetëm për një arsye: Për shkak të pranisë së flamurit shqiptar, që ishte aty thjeshtë për provokim“.
Kurse një tjetër, që sipas emrit duhej të ishte serb, shkruan: „ndoshta do të ishte e udhës të thuhej se dhuna e tifozëve të Partizanit, ka ardhur si reagim ndaj prezencës së flamurit shqiptar në sektorin e tifozëve të Thunit“.
Dhuna e nxitur ka detyruar arbitrin ta ndërpresë lojën për disa minuta. E cila ka filluar vetëm pas reagimit të njësive elite të policisë zvicerane, të cilët kanë detyruar tifozët serbë të ikin me nxitim në sektorin nga ku kanë shpërthyer me dhunë. Policia në këtë rast ka arrestuar 44 tifozë serbë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













