Integrimi
Protesta kundër qendrës së azilkërkuesve në Berlin
Këte javë në Berlin është protestuar disa herë kundër qendrës së re për azilkërkuesit, e cila ndodhet në lagjen Hellersdorf në lindje të kryeqytetit
Njerëzit kanë ikur nga dhuna në Siri dhe Afganistan. Por, edhe në strehimoren e tyre të re në Berlin, të Gjermanisë ata nuk ndihen të sigurt. Përshkallëzohet konflikti për shtëpinë e re të azilkërkuesve.
Këtë javë në Berlin është protestuar disa herë kundër qendrës së re për azilkërkuesit, e cila ndodhet në lagjen Hellersdorf në lindje të kryeqytetit.
Banorët e kësaj lagjeje ankohen se ata kanë qenë të informuar shumë vonë për planet për ngritjen e kësaj qendre. Grupet djathtiste përdorin çështjen për të krijuar atmosferë kundër fluksit të të huajve të tjerë.
200 gratë, burrat dhe fëmijë nga e hëna kanë gjetur strehim në rrugën Carola-Neher në Berlin.
Nën mbrojtjen masive të policisë të 42 refugjatët u sollën përmes hyrjes së prapme në ndërtesën katër kate, që ka qenë dikur gjimnaz.
Shumë prej tyre janë nga vende të krizës si Siria, apo Afganistani. Shtëpia e azilkërkuesve në Berlin-Hellersdorf
Të martën në mbrëmje qindra njerëz dolën sërish për të protestuar në rrugën, që ndodhet afër kësaj shtëpie.
Sipas të dhënave të policisë rreth 40 ithtarë të partisë së ekstremizmit të djathtë NPD u mblodhën në një tubim protestues.
Përballë tyre ndodheshin rreth 600 kundër-demonstrues të tjerë.
Katër policë u plagosën gjatë përleshjeve. 25 njerëz u arrestuan.
Këshilli për refugjatë në Berlin foli për protestat më të këqija kundër një objekti të tillë në qytet. Policia tani siguron me disa makina të saj strehimoren e re. Edhe në shtëpinë e refugjatëve janë vendosur rojet e sigurisë.
Janë paralajmëruar protesta të reja në Hellersdorf dhe pjesë të tjera të qytetit. Partia e djathtë populiste « Pro Deutschland » ka bërë thirrje për demonstrata para shtëpisë së refugjatëve në Berlin, transmeton DW.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











