Integrimi
I vetëvrari dhe e plagosura në shitoren e lodrave, shqiptarë?
Bëhet fjalë për të vetëvrarin Emrush I.* dhe të plagosurën, Vlora. Emrushi kishte pasaportë serbe ndërsa Vlora, pasaportë zvicerane
Autori i vetëvrasjes dhe plagosjes së rëndë që ka ndodhur dje (e martë) në Dietlikon të Cyrihut, në garazhin e një shitoreje të lodrave, sipas disa medieve të këtushme ka qenë shqiptar, ashtu sikurse ehde bashkëshortja e tij. Versioni zyrtar i policisë së kantonit të Cyrihut ndërkaq thotë se i vetëvrari, është shtetas serb ndërsa e plagosura rëndë, shtetase zvicerane. Autoritetet policore në rastet e ngjashme nuk japin informata mbi etninë e të përfshirëve në vepra penale, ato japin vetëm shtetësinë e tye, sikurse edhe në këtë rast.
Megjithatë, duke iu referuar emrave të shifruar që përdor portali blick.ch, rezulton se të dy, si i vrari ashtu edhe e plagosura, janë shqiptarë. Bëhet fjalë për Emrush I.* dhe Vlora. Ndërkaq, në portal theksohet se Emrushi kishte pasaportë serbe.
Tragjedia familjare që ndodhi më 20 gusht ka tronditur opinionin e këtushëm, marrë parasysh sidomos faktin se vajza 3 vjeçe e çiftit e ka parë gjithë ngjarjen e rëndë. Menjëherë pas krimit, vajza është marrë dhe ndidhet nen kujdesin e familjarëve të tjerë.
Ndonëse autoritetet hetimore ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim, sipas medieve, motivi që ka shtyrë Emrushin të qëllojë me armë mbi gruan dhe mbi veten, ka qenë xhelozia. Ai nuk ka mundur të pranojë vendimin që bashkëshortja e kishte marrë për t`u shkurorëzuar nga ai. Kështu, sipas blick.ch ka thënë vëllai i Vlorës, gruas së re e cila ka marrë plagë të rënda nga disa të shtëna me armë.
Siç është njoftuar edhe më parë, bashkëshorti ka ndërruar jete pasi që është dërguar me helikopter në spital ndërsa bashkëshortja ka pësuar plagë të rënda. Por, policia nuk jep informata nëse ajo është në rrezik për jetë ose jo.
Personi tashmë i vrarë, i cili ka punuar në ndërtimtari, ka qenë i njohur për policinë pasi që ka ushtruar disa herë dhunë në familje, shkruajnë mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












