CH-Ballkani
Gjithçka çfarë duhet të dini për të aplikuar për vizë gjermane
Kërkesat për termine janë falas, sikur edhe ndihma për të plotësuar formularët në gjuhën shqipe. Taksa e vetme që duhet paguar është taksa për vizë (75 euro). Pagesa bëhet në sportelet e zyrës për viza. Taksa të tjera nuk ka
Shtetasit e Kosovës për hyrje në Gjermani duhet të kenë vizë turistike. Ndërsa shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në Gjermani pa viza.
Sa u përket vizave të punës, të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani, duhet të kërkojnë vizë pune, në ambasadat gjermane në Prishtinë, Tiranë, Shkup, shkruan abc-consulting.
Ambasada gjermane nuk ka marrëdhënie me asnjë agjenci apo zyrë, përcjell albinfo.ch.
Prandaj nuk është e nevojshme që për vizë pune të ngarkoni ndonjë agjenci apo zyrë udhëtimi.
Kërkesat për termine janë falas, sikur edhe ndihma për të plotësuar formularët në gjuhën shqipe. Taksa e vetme që duhet paguar është taksa për vizë (75 euro). Pagesa bëhet në sportelet e zyrës për viza. Taksa të tjera nuk ka.
Në ditën e terminit duhet të paraqiteni me kohë dhe të keni dokumentacionin e plotë, sepse kjo mund të rezultojë me refuzimin e kërkesës:
Dokumentet që kërkohen:
Pasaporta e vlefshme dhe dy kopje të pasaportës. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe të zbrazëta dhe së paku nëntë muaj vlefshmëri.
2 formularë të plotësuar dhe të nënshkruar nga ju personalisht. Formularët i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës.
Formularët për vizë duhet të plotësohen në gjuhën gjermane, apo angleze 3 fotografi aktuale biometrike të formatit të pasaportës me sfond me ngjyrë të çelët.
Taksa e vizës në vlerë prej 75 € paguhet me para të gatshme.
Kontrata e punës, apo aftësimit profesional në origjinal me nga dy kopje. Kontrata duhet të jetë e nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi.
Sigurimi shëndetsor (incoming), i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Sigurimi duhet të vlejë edhe nëse e zhvendosni vendbanimin nga Kosova jashtë vendit.
Secilit dokument duhet t’i bashkëngjisni një përkthim në gjuhën gjermane.
Kujdes:
Në kërkesë duhet të paraqiten të dhënat e vërteta lidhur me qëndrimet paraprake në Gjermani.
Të gjitha të dhënat mund t’i gjeni edhe në faqen e Ambasadës gjermane.
Ambasada gjermane në Prishtinë:
https://pristina.diplo.de/
Ambasada gjermane në Tiranë:
https://.tirana.diplo.de/
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














