Integrimi
Me pranga elektronike në këmbë, kosovari zihet sërish në krim
Ai i bartte prangat pasi më parë ishte dënuar me tre vjet e tre muaj për një tentim vrasjeje të ndodhur tri vite më parë
Në mbrëmjen e vonë të të premtes është plagosur me disa therje thike një 28 vjeçar nga Eltville. E veçanta e këtij rasti është se njëri ndër të dyshuarit që është gjetur në vendin e krimit, ishte një shtetas kosovar që kishte në këmbë prangat elektronike për mbikëqyrje.
Ato, kosovari 33 vjeçar i bartte pasi ishte dënuar me tre vjet e tre muaj për një tentim vrasjeje të ndodhur tri vite më parë. Ishte fjala për një akt hakmarrjeje që kosovari e kishte bërë për një rrahje që kishte pësuar më parë. Dënimin ia kishte shqiptuar tri javë më parë një gjykatë në Wiesbaden.
Ai ndodhet në paraburgim ku po hetohet roli i tij në sulmin me thikë që ka ndodhur të premten, shkruan Wiesbadener Kurier. Nga ana tjetër i dyshuari tjetër, një 22 vjeçar nga Wiesbadeni është duke u ndjekur nga policia ndërsa një 30 vjeçar i pranishëm në akt, është liruar nën garancitë e dhëna.
Të katër të përfshirët në këtë sulm, sipas policisë janë të njohur në mes vete, disa prej tyre madje kishin banuar bashkë në një banesë në Eltville
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










