Integrimi
“Do të luftoj sa të jem gjallë për fëmijët e mi”
Kërkesa e Adijes (e cila ashtu si dhe bashkëshorti dhe fëmijët ka shtetësi austriake) që t`i kthehen fëmijët, qe hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Prizren në korrik të vitit 2009
Për Adijen, nënën 36 vjeçe të tre frëmijëve, sërish ka shpresë. Nga marsi i vitit 2009, asaj i është pamundësuar t`i takojë fëmijët e saj. Atëbotë bashkeshorti i saj, (me të cilin janë në procedurë shkurorëzimi) ia kishte rrëmbyer ata gjatë një qëndrimi në Kosovë dhe vazhdon t`i mbajë pa i lejuar asaj që t`i ketë pranë. Madje, siç thotë ajo, familjarët e bashkëshortit i kanë shtyrë fëmijët që ta urrejnë atë. Vetëm dy herë ajo i ka takuar ata me ndërmjetësimin e institucioneve përkatëse në Kosovë dhe i është dashur të përballet me fajësime që ata ia kanë drejtuar sipas instruksioneve të familjarëve. Dhe jo vetëm kaq. Pasi ia ka ndaluar t`i takojë fëmijët, bashkëshorti ia ka zbrazur konton dhe banesën, ia ka marrë automobilin, thjesht, e ka lënë atë pa asgjë, thotë Adija për portalin austriak Nachrichten.at.
Në një gjendje të tillë, ajo është detyruar që për rreth dy vite të qëndrojë në shtëpinë për strehim të gruas, në Ried të Austrisë.
Ndërsa shpresat për Adijen i ka ngjallur së fundi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka urdhëruar procedimin e sërishëm të lëndës. Këtë e ka bërë me arsyetimin se procedura e ndjekur deri më tash nga gjykatat kosovare ka qenë e padrejtë dhe se nënës së tre fëmijëve duhet t`i sigurohet një procedurë korrekte, në përputhje me Konventüen Evropiane të të drejtave të njeriut.
Kërkesa e Adijes (e cila ashtu si dhe bashkëshorti dhe fëmijët ka shtetësi austriake) që t`i kthehen fëmijët, qe hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Prizren në korrik të vitit 2009. Po ashtu edhe një procedurë e udhëhequr bazuar në Marrëveshjen e Hagës lidhur me rrëmbimin e fëmijëve kishte marrë përgjigje negative në vitin 2010 nga Gjykata Administrative e Kosovës. Arsyetimi në të dy rastet ka qenë se babai i ka sjellë fëmijët në mënyrë legale në Kosovë.
Tash, rasti i Adije I., do të rishqyrtohet edhe një herë.
“Na është premtuar mbështetje e plotë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e drejtësisë” thotë avokatja nga Ried-i, Claudia Schlossleitner, e cila ka bashkëpunim të ngushtë me një zyrë kosovare të avokatisë.
Po ashtu, sipas avokates, një vendim i Gjykatës së Qarkut në Ried për shkurorëzim, ende nuk ka mundur t`i bie në dorë bashkëshortit të Adijes. Sipas Schlossleitner thotë se ai pothuajse fare nuk qëndron në Kosovë dhe fëmijët gjenden të thuash ekskluzivisht nën kujdesin e familjarëve të tij.
Gjatë javëve në vazhdim pritet edhe intensifikimi i kontakteve diplomatike në të mirë të zgjidhjes së problemit. Kështu, në shtator do të takohet avokati kosovar i Adijes me ambasadorin dhe konsullin austriak në Prishtinë.
Termini i procesit në Gjykatën e Qarkut në Prizren ende nuk është caktuar. Sipas Schlossleitner, ministria ka siguruar që një punëtor i ambasadës të dërgohet si mbikëqyrës i procesit.
“Nuk e kam merituar që jetën që më ka mbetur ta kaloj pa fëmijët e mi. Do të luftoj sa të jem gjallë deri në përmbushjen e të drejtave të mia”, thotë nëna e tre fëmijëve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












