Futboll
Tjetër futbollist nga Zvicra i bashkohet Kosovës
“Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë”, u shpreh Ademi
Numri i futbollistëve shqiptarë nga Zvicra te Kosova vazhdon të rritet. I fundit që pritet t’i bashkohet ‘Dardanëve’ është Florent Hadërgjonaj.
Kështu është shprehur Agim Ademi në një intervistë për “RTK3”. Ai foli edhe për kundërshtarët që do të ketë Kosova në miqësore.
“Ndeshja e parë do të jetë me Danimarkën me 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Në kualifikimet e Evropianit jemi në një grup ku janë pesë shtete. Duke e ditur se janë pesë ndeshje të mëdha, ne jemi përkujdesur që të kemi ndeshje miqësore”, tha Ademi.
“Do të kemi edhe një ndeshje miqësore në tetor me Gjibraltarin në Prishtinë në orën 18:00. Faktikisht do të jenë dy ndeshje kontrolluese zyrtare që bëhen për gjitha shtetet. Ne kemi pasur edhe shtete tjera të interesuar, por për shkak të ndeshjeve zyrtare që i kemi, trajneri ka dashur të luajë me këto dy shtete”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Ai foli edhe për gjasat e Kosovës në kualifikime. “Të jesh në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, nuk është grup i lehtë, por duke pasur parasysh ekipin që është krijuar tash, besoj se mund të kualifikohemi”, pohoi ai.
“Ndeshja me Bullgarinë do të jetë një ndeshje me organizim shumë të mirë, por besoj edhe në rezultat. Besoj se në të gjitha ndeshjet që do të jenë në Prishtinë dhe me përkrahjen e ‘Dardanëve’ do të marrim rezultat të mira dhe do të arrijmë të kualifikohemi”.
Kreu i FFK-së ka folur edhe për prurjet e mundshme te Kosova. “Sigurisht se do të ketë prurje të reja dhe ne jemi të hapur. Kontaktet janë më shumë talente që i kemi shumë të mirë dhe të jashtëzakonshëm dhe besojmë se do të na bashkohen si në U17, U19, U21 por edhe në Kombëtaren A. Të gjithë talentet janë të mirëseardhur nga gjitha shtetet dhe i ftoj të gjithët që të vijnë”, tha Ademi.
“Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë”.
Ai ka folur edhe talentin shqiptar te Wolfsburgut, Elvis Rexhbecaj. Ademi thotë së “shumë shpejtë do të nisin bisedat edhe me super-talentin e Wolfsburgut”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













