Zhvillim
DEZA garanton mbështetje për Kosovën
DEZA zvicerane i siguron të gjitha palët se edhe pas ndërprerjes së projektit DfD, do të forcojë mbështetjen rreth përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Kosovës
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC) i ka ndërprerë përkohësisht aktivitetet e projektit Diaspora për Zhvillim (DfD), por i garanton institucionet dhe qytetarët kosovarë, se DEZA do të mbetet e përkushtuar për të forcuar përfshirjen e diasporës në zhvillimin e Kosovës.
DEZA, siç thuhet në një kumtesë për media, ka për qëllim të promovojë një mobilizim më të mirë të potencialit të diasporës për t’i ndihmuar zhvillimit të Kosovës.
Në dhjetor 2011, DEZA ka filluar projektin Diaspora për Zhvillim (DpZh) i cili ka pasur për qëllim të avancojë pjesëmarrjen dhe kontributin e diasporës për zhvillimin social, ekonomik dhe politik të Kosovës.
Deri më tani, DpZh-ja, sipas DEZA-s, ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e kontakteve dhe mobilizimin e diasporës kosovare që të bëhet një kontribuues i veçantë në zhvillimin e vendit.
“Megjithatë, pas një rishikimi të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të projektit, DEZA ka vendosur të mos hyjë në fazën kryesore të projektit dhe përkohësisht t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet e projektit DpZh”, thuhet në njoftim.
“Sidoqoftë, DEZA dëshiron t’i sigurojë të gjithë aktorët se do të vazhdojë e madje edhe forcojë mbështetjen rreth përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim për media.
DEZA, siç potencohet më tej, është momentalisht duke analizuar të gjitha opsionet për vazhdimin e kësaj mbështetjeje.
“Për këtë qëllim, DEZA është në kontakt me aktorë e partnerë të ndryshëm në Kosovë si dhe nga diaspora për t’i diskutuar këto opsione. Sapo ta përcaktojmë një plan të qartë, ne do rifillojmë me kontributin tonë për këtë përpjekje kaq të rëndësishme për prosperitetin e Kosovës”, thuhet në kumtesën e DEZA-së në Prishtinë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













