Bota
Ngordhin mbi 90 kuaj nga temperaturat e larta
Temperaturat e larta rekorde, të cilat kanë përfshirë Australinë në dy javët e fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e kafshëve, zjarre pyjore
dhe rritjen e numrit të pacientëve në shtëpitë e shëndetit.
Temperatura ekstreme të larta kanë shkaktuar ngordhjen e mbi 90 kuajve të egër. Temperatura, e cila në qytetin Adelaide sillej mbi 46 gradë celcius, është temperatura më e lartë e regjistruar që nga viti 1939 në këtë zonë, përcjell albinfo.ch.
Temperatura me mbi 42 gradë celcius u regjistrua në zonën Alice Springs, temperaturë e regjistruar gjatë muajit janar në këtë qytet australian. Afër një burimi ujor të tharë në Alice Springs u gjetën mbi 90 kuaj të egër të ngordhur. Në disa vende zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të reduktojnë aktivitetet fizike. Thirrja kryesisht u drejtohet të moshuarve, të sëmurëve kronik dhe fëmijëve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












