Maqedonia
Ligji për Marrëveshjen e Prespës është shpallur në Gazetën zyrtare të Greqisë
Ligji, sipas të cilit ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës, është shpallur në Gazetën zyrtare të Greqisë, pasi që paraprakisht, menjëherë pas ratifikimit nga Parlamenti, e dekretoi edhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Me shpalljen në Gazetën zyrtare më 25 janar 2019, marrëveshja mes dy vendeve tashmë edhe zyrtarisht është ligj në Greqi.
Ligji nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë me titullin “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve siç janë sqaruar në vendimet e Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara (1993) dhe 845 (1993), ndërprerja e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe vendosja e partneritetit strategjik mes palëve përmban 3 nene, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Neni i parë është marrëveshja në tërësi në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën greke. Neni i dytë i përket ngritjes së nivelit të Zyrës për lidhje në Shkup në ambasadë dhe Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas shpalljes në Gazetën zyrtare, ndërsa marrëveshja hyn në fuqi pas ratifikimit dhe pas plotësimit të parakushteve, konform nenit 20.
Si projektligj, të shtunën e kaluar Marrëveshja e Prespës është sjellë në Parlamentin grek, pas së cilës pasoi debati dyditor i Komisionit kompetent për punë të jashtme dhe mbrojtje, pastaj deputetët mbi 38 orë në seancë plenare në tri vazhdime debatuan për zgjidhjen mes dy vendeve, ndërsa dje në mesditë me 153 vota “pro” ligj u miratua, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë pas ratifikimit, e dekretoi presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos dhe e hapi rrugën për shpallje të ligjit në Gazetën zyrtare.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












