Shqipëria
Shqipëri: Bashkitë, me zyra për mërgimtarët
Komisioni për Politikën e Jashtme i Kuvendit të Shqipërisë ka shqyrtuar ndryshimet në projektligjin për vetëqeverisjen vendore të propozuara nga Ministria e Shtetit për Diasporën.
Ndryshimi në këtë projektligj vjen si rezultat i kërkesave për implementimin e dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane në drejtim të afirmimit të padiskutueshëm të rëndësisë që ka diaspora në ndërtimin e urave lidhëse me vendin e origjinës, si edhe ndërgjegjësimin për influencën pozitive që ka diaspora në zhvillimin ekonomik, politik e kulturor të vendit të origjinës, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, prezantoi në Komisionin për Politikën e Jashtme ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Hartimi i këtij projektligji është një hap i rëndësishëm në procesin e implementimit të reformës ligjore dhe institucionale për ndërtimin e marrëdhënieve të natyrshme të atdheut me shtetasit e vet, nëpërmjet dhënies së shërbimeve për Diasporën dhe migracionin.
“Procesi i krijimit të infrastrukturës vendore për realizimin e përgjegjësive konkrete dhe përcaktimin e strukturave shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën, është instrumenti kyç në realizimin e angazhimit politik për të mbështetur e përkrahur komunitetin shqiptar jashtë vendit”, tha ministri në fjalën e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














