Shkurt.ch
Fjalimet e liderëve të fuqishëm në Davos
Ndër të cilët mund të përmendim fjalën e kancelares Merkel, konservatorit britanik Philip Hammond, kryeministrit japonez Shinzo Abe, Tony Blair
Takimi i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku marrin pjesë liderët më të rëndësishëm botërorë, personalitete të shquara nga fusha të ndryshme është në ditën e katërt të zhvillimeve të tij.
Personalitetet që kanë folur gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumtë, ndër të cilët mund të përmendim fjalën e kancelares Merkel, konservatorit britanik Philip Hammond, kryeministrit japonez Shinzo Abe, Tony Blair, etj, shkruan monitor, përcjell albinfo.ch.
Fjalimi i Kancelares Merkel
Në lidhje me Brexit, znj. Merkel u shpreh se ajo është duke punuar për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë tregtare edhe në vazhdim me Britaninë.
“Të gjitha përpjekjet e mia po shkojnë në drejtim të një bashkëpunimi sa më të mirë, por mbi të gjitha duke iu përmbajtur të gjitha rregullave”, tha ajo.
Kancelarja tha gjithashtu se do të mbrojë sistemin ndërkombëtar aktual kundër ndryshimeve populiste. “Që të gjithë ne duhet të ngrihemi kundër tyre. Unë gjithmonë do të jem në favor të një rendi që jep përgjigjet më të mira për sfidat e së nesërmes”, përfundoi ajo.
Fjalimi i kryeministrit japonez Shinzo Abe
Kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se të dhënat janë çelësi që do të çojë përpara ekonominë globale. Ato do të krijojnë një realitet të ri për njerëzimin. Jeta në qytete do të jetë lehtësisht më e përballueshme për të gjithë njerëzit e niveleve të ndryshme. Fluksi i lirë i të dhënave është i lartë dhe nuk duhet të ketë kufizime për përdorimin e të dhënave industriale dhe jo-personale, por duhet të ketë një mbrojtje të veçantë dhe siguri të lartë për të dhënat dhe infomacionin personal.
Ai tha gjithashtu se në takimin e radhës të G20, do të mundohet që të rifitojë besimin e tregut ndërkombëtar.
Fjalimi i Bono (Paul David Hewson)
Një prej personaliteteve të para të njohura nga fusha e aritit që ka folur në takimin e Forumit Ekonomik Botëror, ka qenë këngëtari iralndez Paul David Hewson, i njohur me emrin e tij të artit si Bono.
Ai i është drejtuar ekspertëve të financave, duke përfshirë këtu edhe drejtuesen e FMN-së Christine Lagarde në lidhje me gjetjen e fondeve për qendrueshmërinë. Por teksa sasia e nevojshme që duhet për të financuar Objketivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (Sustainable Development Goals) shkon deri në triliona dollarë, shuma e grumbulluar nga institucionet financiare në këtë drejtim ka arritur deri në 400 miliardë dollarë, duke lënë në mes një hendek të madh. Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se një prej problemeve kryesore të takimit të Forumit Ekonomik Global është se të shumta janë premtimet që bëhen por të pakta janë ato që realizohen.
Fjalimi i Philip Hammond
Anëtari i partisë konservatore të Theresa May-it, britaniku Philip Hammond e nisi fjalën e tij duke iu drejtuar të pranishmëve se Britania është një vend shumë i mirë për të zhvilluar biznes.
Ai tha gjithashtu se Britania do të investonte rreth 100 milionë paund në drejtim të zhvillimeve në fushën e teknologjisë.
Fjalimi i Leo Varadkar
Politikani irlandez iu drejtua të pranishmëve duke folur dillimisht për rolin aktual të Evropës.
Ai tha se ndikimi i saj ndaj botës sa vjen e po zvogëlohet duke i dhënë prioritet ndikimit të shteteve të lindjes.
Një prej gjëra më të rëndësishme që shtetet e Europës mund të bëjnë në këtë drejtim është që ato të qëndrojnë të bashkuara.
Fjalimi i Tony Blair
Tony Blair, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në takimin e Formit Ekonomi Botëror në Davos tha se ai ishte pro një referendumi të dytë për Brexit.
Ish-kryeministri tha se Brexit është në “katrahure e vërtetë” dhe se një votim i dytë do të ishte gjëja më e duhur për t’u bërë në situatën që ndodhet aktualisht Britania.
Ndërsa Princi William i Anglisë, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe kreu i HSBC-së, John Flint diskutuan për çështje të ndryshme shëndetësore, si ato të shëndetit mendor.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










