Gruaja
SVP lokale, referendum kundër bartjes së shamisë në shkolla
"Kemi grumbulluar tashmë më shumë se 400 nënshkrime sa janë të detyrueshme”, ka thënë kryetari i degës lokale të SVP-së, Hansruedi Köpel
Muaj më parë, një shkollë fillore në Au-Heerbrugg të St. Gallenit pati përjashtuar nga procesi mësimor dy vajza myslimane për shkak se mbulonin kokë me shami. Pas kësaj komuna e kishte anuluar vendimin e parë dhe u kishte dhënë të dejtë vajzave somaleze të ndiqnin mësimin me shami.
Ndërkohë, partia SVP e këtij lokaliteti ka nisur një iniciativë për referendum dhe bëhet e ditur se ka arritur të grumbullojë numrin e duhur të nënshkrimeve për këtë gjë. “Kushtet për referendum janë plotësuar. Ne kemi grumbulluar tashmë më shumë se 400 nënshkrime sa janë të detyrueshme”, ka thënë kryetari i degës lokale të SVP-së, Hansruedi Köpel për gazetën “Der Ostschweiz am Sonntag”.
Nga ana tjetër, kryetari i shkollave në komunë, Walter Portmann mendon më ndryshe: “Së pari na duhet t`i sqarojmë disa gjëra”. Ai planifikon që këtë çështje t`ia japë për vlerësim shërbimit juridik të Departamentit të Arsimit të Kantonit të St. Gallenit.
Ai mendon kështu duke u nisur nga vendimi i Gjykatës Federale të marrë së fundi që e shpall të paligjshëm ndalimin e bartjes së shamisë myslimane në shkolla. Vendimi në fjalë i referohej ndalimit që një shkollë në Bürglen të kantonit Thurgau u ka bërë dy vajzave shqiptare nga Maqedonia për të ndjekur shkollimin me shami. Në këto rrethana, sipas Portmann, mungon baza ligjore për të futur një ndalesë të tillë në një rregullore komune.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











