Shkurt.ch
Rreth nëntëdhjetë martesa me partnerë të mitur për çdo vit në Cyrih
Këshilli komunal i Cyrihut të enjten ka publikuar shifra se sa martesa me të mitur janë realizuar apo pranuar në vitet e fundit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Brenda tre vjetëve në kantonin e Cyrihut janë regjistruan 281 nuse apo dhëndurë të mitur.
Zakonisht është nusja ajo që në dasmë është e mitur. 263 gra nën moshën 18-vjeçare janë martuar midis 2015-ës dhe 2017-ës, apo u pranuan si të martuar në kanton, siç dëshmohet nga përgjigja e autoriteteve pas një kërkese nga SVP dhe EDU. Dhëndurët e rinj hasen shumë më rrallë në statistika, përcjell Albinfo.ch. Brenda 18 vjetëve vetëm 18 herë.
Në kantonin e Cyrihut për këtë arsye, rreth 90 martesa me nuse apo dhëndurë të mitur regjistrohen çdo vit dhe hyjnë në regjistrin elektronik kombëtar të gjendjes civile Infostar. Megjithatë, këto martesa nuk njihen, deri sa bashkëshortët të mbushin moshën 16-vjeçare.
Shumë nga këto martesa janë bërë jashtë vendit. Afganistani, Eritreja, Turqia dhe Kosova janë ndër vendet më të zakonshme të nuseve të mitura. Se sa prej këtyre 281 të rinjve kanë qenë të detyruar të martohen, është e vështirë të thuhet, përcjell Albinfo.ch. Në periudhën midis 2015 dhe 2017 te autoritetet hetuese në Cyrih janë paraqitur vetëm pesë raste të raportuara si martesa të detyrueshme të mundshme. Numri i paregjistruar është i lartë. Martesa me një partner të mitur nuk është e ndaluar sipas ligjit penal. Megjithatë, detyrimi i një personi për t’u martuar përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të ndëshkohet në Zvicër me burgim deri në pesë vjet.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve Në mes të një vale të nxehti, qeveria austriake ka rënë dakord ta bëjë më të... -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët














