Integrimi
Dy gratë e Sabedinit, shkas për kritika presidentit gjerman
Sabedini 24 vjeçar ka tetë fëmijë por ata i ka me dy gra të ndryshme. Dhe bigamia e tij bie në kundërshtim me ligjin gjerman
Ligji në Gjermani autorizon presidentin e shtetit që të bëhet kumbarë për secilin fëmijë të shtatë të lindur në një familje. Ky status nënkupton detyrime të shtetit për tu siguruar ndihma të caktuara familjeve të përmendura. Një rast i tillë ka ndodhur edhe me familjen shqiptare nga Kosova, të Sabedin Tatarit.
Por, siç shkruajnë shumë gazeta gjermane, rasti me kosovarin është paksa më problematik. Sabedini 24 vjeçar ka tetë fëmijë por ata i ka me dy gra të ndryshme. Dhe bigamia e tij bie në kundërshtim me ligjin gjerman gjë që ka shkaktuar kritika tüe ashpra të partive të ndryshme, në veçanti CDU-së në pushtet, ndaj presidentit gjerman Gauck.
Siç shkruan derwesten.de, deputeti i landit, Oliver Wittke nga CDU i ka shkruar një letër presidentit ku i kërkon atij që në rastet tjera sikur ky të “rishikojë edhe njëherë situatën para se të marrë vendim për kumbarinë.
Shumica e popullatës në Gjermani, ndër ta edhe myslimanët, nuk tregojnë mirëkuptim për martesat e njëkohshme me dy gra. Kjo do të sillte përshtypjen se e drejta fetare po mbizotëron mbi atë shtetërore. Ligji në Gjermani ndalon bigaminë”, ka hënë Wittke.
Ndërkaq një zëdhënës i qytetit Gelsenkirchen ku jeton familja Tatari, ka thënë se kriteri për ndarjen e kumbarisë është plotësuar në ketë rast, me faktin se të gjithë, tetë fëmijët i takojnë të njëjtit baba.
Gazeta dhe medie tjera gjermane shtrojnë edhe problemin social të familjes Tatari. Ajo, sipas tyre jeton në luks, pasi që ka një banesë prej më shumë se 200 metrash katrorë me gjithë faktin se kryefamiljari është i papunë, që do të thotë e gjithë familja jeton në barrë të shtetit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












