Shkurt.ch
Nuk ka pasaportë zvicerane pa u përshëndetur me shtrëngim duarsh
Një çift i huaj mysliman me vendbanim në Lozanë të Zvicrës, i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, definitivisht nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane. Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr, informon agjencia zvicerane SDA, përcjell Albinfo.ch.
Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Me këtë rast, vendimi është definitiv.
Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Se nga cili vend vjen çifti, nuk është bërë e ditur.
Kjo ishte njëra nga arsyet përse qyteti vendosi që në gusht 2018 se çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim. Sipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.
Refuzimi i shtrëngimit të duarve në Therwil BL, në pranverën e vitit 2016, ishte temë denati nëpër media të ndryshme, përcjell Albinfo.ch. Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë. Të dy kishin kanë refuzuar ta përshëndesin me shtrëngim dore mësuesen e tyre për arsye fetare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













