Kosova
Hiqet tabela e rrugës që mbante emrin e një meshtari katolik
Një gjest e ka bërë një fshatar i Buqanit të Pejës. Ai i irrituar nga emërimi i një rruge të fshatit me emrin e një meshtari katolik, ka hequr tabelën njoftuese të vendosur buzë rrugës së fshatit.
Personi në video thotë se gjestin e bën për shkak të dëshmorëve, që kanë dhënë jetën dhe nuk pajtohet që kjo lagje të emërtohet në bazë të një personi tjetër.
Gjithsesi kjo ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, derisa pritet që shumë shpejt të mësohet e vërteta.
Gjithashtu raportohet se ky person është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Video është shpërndarë në Facebook.
Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj – dëshmor që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerëzimin, shkruan GazetaExpress, përcjell albinfo.ch.
Banori në fjalë thotë se është ndier shumë keq kur e ka parë këtë tabelë rrugore me këtë emër. Madje, thotë se e ka brengosur shumë ky emërtim i rrugës.
Luigj Palaj për deri sa ishte në shërbim si meshtar në kishën katolike në Gllogjan, Pejë (Kosovë), gjatë kohës së Luftës së Parë Ballkanike për shkaqe humane ra në kundërshtim me doktrinën serbe.
Sipas historisë, përderisa doktrina ishte në kulmin e zbatimit të konvertimeve të shqiptarëve në ortodoksë të kishës sllave dhe po i afrohej hapësirës që mbulonte kisha e Glloganit dhe tashmë zbatuesit e doktrinës nuk ndaleshin vetëm me konvertimet e dhunshme të myslimanëve nën flamurin e knjaz Nikollës, Palaj fillon kundërshtimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj këtyre konvertimeve dhe bërësve të tyre.
Kështu më 7 mars të vitit 1913 në Janash afër Gjakovës, Palaj së bashku me pesëdhjetë e pesë bashkëkombës të tij në rugën Gjakovë-Pejë masakrohen nga zbatuesit e doktrinës, shkruan GazetaExpress, përcjell albinfo.ch.
Pas reagimeve të ashpra të shteteve krishtere si Austro-Hungaria dhe Papatit në Vatikan dhe presionit të përgjithshëm ndërkombëtar ndaj knjaz Nikollës, ky e ndalon zbatimin e më tutejshem të doktrinës në rrafshin e Dukagjinit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












