Kosova
Presidenti i Kosovës thotë se do t’i përgjigjej ftesës së Gjykatës Speciales
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se i ka ofruar ekipit negociator dokumentin informues, i cili përfshin sfondin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator.
“Kam ofruar informatën e nevojshme, të përgatitura nga Zyra e Presidentit, një dokument informues për ekipin shtetëror me qëllim t’i ndihmojë ata për përgjegjësitë që i kanë marrë. Siç edhe keni diskutuar më herët, ky dokument informues përfshin sfondin e dialogut Kosovë – Serbi, takimet në Bruksel. Gjithashtu, në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator”, tha ai.
Kreu i shtetit u ndal edhe te synimi që ka pala kosovare në këtë dialog.
“Ky dokument informues përfshin çështje specifike, si për personat e pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar me trashëgiminë kulturore, të drejtat e komuniteteve jo shumicë, kthimi, bashkëpunimi ekonomik infrastrukturor. Synimi i palës kosovare mbetet që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që nënkupton se nuk do të ketë më kurrë luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të ketë kufij në baza etnike. Unë besoj se diçka e tillë me vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet. Kosova nuk duhet të vendos pengesa për dialog. Ne duhet të formojmë raporte të mira me miqtë tanë. Serbia meriton edhe përtej taksës, meriton ndëshkim për ato që i ka bërë. Por ne duhet të shikojmë më larg sesa politikat momentale. Prandaj, ne duhet të jemi kudo që janë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian”, tha ai, raporton Kosovapress, përcjell albinfo.ch
Sipas tij, shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me SHBA-në.
“Shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me SHBA-në, qoftë ministër apo kushdo që të jetë. Kosovës, as liria dhe as pavarësia nuk i nevojiten pa mbështetjen amerikane. Dua të theksoj se gjithmonë duhet të kërkojmë fajin diku tjetër. Serbia është kundërshtare e jona. Në vend të ankesave ne duhet të punojmë me vendet perëndimore. Përderisa nuk kemi marrëveshje do të ketë probleme”, shtoi ai.
Presidenti foli edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se nëse do t’i vijë një kërkesë për t’u paraqitur atje, do t’i përgjigjet.
“Unë së pari dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që iu kanë përgjigjur ftesave për intervistim. Nëse vjen një kërkesë e tillë për mua, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë dhe i ftoj edhe të tjerët që të përgjigjen”, u shpreh ai.
Ai ka komentuar edhe grevën e SBASHK-ut.
“Unë i kuptoj mendimet e Qeverisë të Kosovës. Unë nuk i mbështes vendimet e njëanshme, por janë njerëz me të cilët kam punuar, nëse ulesh me ta e merresh vesh”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













