Shkurt.ch
Liderët anuluan pjesëmarrjen në samit, hotelet zvicerane do të kenë dyfish më pak fitime në Davos
Për shkak të vendimit të disa udhëheqësve botërorë që të mos marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, hotelet do të kenë fitime dyfish më pak për shkak të anulimit të dhomave, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja në Forum u anulua nga kryeministrja britanike Theresa May, presidenti francez, Emanuel Macron dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për shkak të krizave aktuale në vendet e tyre.
Sipas gazetës zvicerane “Tagess-Anziger”, për shkak të anulimit të Forumit Ekonomik Botëror, qindra dhoma hoteli do të mbeten bosh. Gazeta thekson se kostoja e anulimit të dhomave në këtë fazë do të arrijë 100 për qind të çmimit të dhomave, gjë që do t’u sjellë fitime dyfish më të vogëla pronarëve të hoteleve.
“Tagess-Anziger” tha se delegacioni i SHBA-së kishte rezervuar dhoma me vlerë 231.855 dollarë në hotelin “Madrisa Lodge” me tre yje, pastaj rezervoi dhoma për 103,935 dollarë për dhoma në hotelin Quellenhof me pesë yje.
Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër fillon më 22 janar dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 2.500.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












