Futboll
Shaqiri flet për golat ndaj Unitedit, kalimin në Liverpool dhe bashkimin me Kloppin
Ylli shqiptar ka thënë se është e papërshkueshme të shënon ndaj Manchester United në derbi
Xherdan Shaqiri po shkëlqen te Liverpooli në këtë sezon, duke u treguar si një nga transferimet më të mira në Angli.
Ai e nisi me këmbë të mbarë me të “Të Kuqtë”, kur i shënoi Manchester United në turneun në Amerikë. “Ishte një nga ndjesitë më të bukura në karrierën time të them të drejtën. Ishin 100 mijë tifozë në stadium dhe ishte ndeshja e parë me Liverpoolin. Ishte miqësore, por ishte derbi dhe ndeshje e madhe”, ka thënë Shaqiri për “Liverpoolecho”.
Më pas shënoi edhe dy gola në Premierligë ndaj “Djajve të Kuq”. “Është e papërshkueshme të flasësh për këto gola. Në sy të Jurgen Klopp, në një ndeshje të Premierligës. Nëse shënon në ndeshje të tilla, është shumë e veçantë. Ndeshjet kundër Manchester United janë të veçanta. Tifozët janë më të zhurmshëm. Është më ndryshe. Tifozët jetojnë për këto momente”, shton tutje Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=cHwll4RuNqs
“Jam shumë i lumtur që ju kam bashkuar Liverpoolit. Isha i lumtur në Stoke, por kishte edhe momente jo të mira, si rënia në një ligë më poshtë. Edhe më parë isha afër Bayernit, kur trajneri Brandan Rogers më thirri. Isha në Bayern në atë kohë, por tani jam i lumtur këtu. I thash vëllait tim të mos dëgjojë për oferta tjera, sepse dua të punoj me Jurgen Klopp dhe të kaloj te Liverpooli”, përfundoi Xherdan Shaqiri.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











