Kosova
Shpërthen bombola e gazit, lëndohen 10 persona
Dhjetë persona janë lënduar pas një shpërthimi të një bombole të gazit në Rahovec.
Ngjarja ka ndodhur disa orë më parë, deri sa bombola e gazit ka shpërthyer në një qebaptore.
“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, permes telefonit Stacioni Policor ne Rahovec ka pranuar nje informacion se ne fshatin Ratkoc, në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës), patrullat policore menjëherë janë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit”, ka thënë policia.
Të lënduarit, sipas mjekut, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen në trajtim mjekësor 9 nga ta.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së














