Opinione
Arsimi, në mëshirën e rrjedhave degraduese
Degradimi i arsimit ka qenë shqetësim publik tani më një kohë më të gjatë. Kjo gjendje ka shtyrë politikanët që ta kyçin arsimin në agjendat e tyre elektorale si prioritet të lartë, gjë që rezultoi në ndryshime të shumë ligjeve përkatëse.
Zhurmë më të madhe shkaktoi kaosi në arsimin e lartë, sepse në këtë nivel finalizohej produkti që ishte gatuar keq që në nivelet paraprake të arsimit si dhe për shkak se arsimi i lartë ishte zhvendosur dukshëm nga misioni i tij duke u bërë fushë tejet profitabile biznesi. Për këtë qëllim u morën hapa për zhvillimin e politikave të reja ligjore në arsim, të cilat fatkeqësisht jo vetëm që nuk kanë bërë kthesë në tendencat degraduese, por ato shtuan konfuzionin dhe nuk po u japin zgjidhje problemeve.
Trajtimi joadekuat buxhetor, mungesa e aktivitetit hulumtues shkencor, joligjshmëria dhe voluntarizmi në emër të autonomisë universitare nga ana e institucioneve të arsimit të lartë dhe pedagogëve, largimi i të rinjve nga vendi dhe më në fund protestat e atyre që kanë mbetur këtu vetëm se alarmoi për nevojën e trajtimit me seriozitet të këtij problem.
Por a ka vesh për këto këmbana?
Për sa i takon politikave arsimore në Maqedoni, përgjigja është qartësisht jo. Përshtypja është se përkundër deklaratave të fuqishme të disa politikanëve nuk ka asnjë shenjë për të kundërtën. Kjo mbase arsyetohet me „prioritetet madhore“ që lidhen me hapat drejt integrimeve euroatlantike por, me sa u pa, një „rahati“ e tillë mund të jetë bazuar në „kërkesat konfuze dhe të paqarta“ të grupit perfaqesues studentor të cilët edhe në vetvete,me atë se si u prezantuan, për fat të keq, ishin një arsye plotësuese për reforma të thella në arsim.
Është posaçërisht shqetësuese dhe e çuditshme heshtja e autoriteteve përgjegjëse për politikat arsimore për tu marrë me çështje më serioze si kufizimi i lirisë dhe sigurisë së vajzave në universitetet tona gjë që në mënyre eksplicite reflektohej edhe në kërkesat e studentëve. Kjo sikurse edhe disa shqetësime tjera imponon edhe nevojën e aktivizimit edhe të organe tjera ligjzbatuese nëse duam që akuzat që njollosin moralin e pjesëtarëve të stafit akademik apo administrativ të fakulteteve të merren seriozisht. Këto akuza, nëse ngelin të pa adresuara hedhin një hije të rëndë mbi gjithë komunitetin akademik dhe rrezikon të perzistojë si një hije kolektive ,në vënd të adresimit individual dhe ligjor të rasteve. Për më tepër, ato vënë në një pozitë të rëndë studentetet, të cilat në shumë raste hasin mjaft vështirësi në qasjen e shkollimit të lartë për shkak të bindjeve të vjetra gjinore nga të cilat akoma nuk jemi liruar.
Disa deklarata që janë bërë për të adresuar këto çështje në nivele më të larta, mbase nga moskujdesi apo mosdija, nga konteksti,del se sikur duan të legjitimojnë gjendjen duke aluduar në pamundësinë e ndryshimit, në mos edhe mungesën e vullnetit për të ndryshuar, për hir të „ interesave madhore“ që lidhen me interesat e disa individëve “të fortë“ apo „klaneve“ të majmura në kurriz të studentëve.
Është koha e fundit kur fuqimisht duhet trajtuar arsimi si prioritet dhe si pjesë e politikës së lartë. Duke marrë parasysh të rinjtë që po ikin, dhe numrin e madh e atyre që të ardhmen e tyre nuk e shohin aspak këtu dhe presin që të largohen, arsimi dhe gjetja e artikulimit të nevojave të të rinjve është prioritet ekzistencial i shtetit.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër