Zhvillim
Remitencat nga diaspora, 7 për qind më të mëdha
BQK thotë se në Kosovë ka rritje të investimeve dhe të remitencave ndërsa ekspertët mendojnë ndryshe...
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se në tre mujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje të investimeve të huaja dhe dërgesave nga diaspora. Por ekspertët për çështje ekonomike janë skeptikë: statistikat mund të thonë se ka rritje të investimeve dhe remitencave, por gjendja në terren dëshmon të kundërtën, thonë ata.
Remitencat gjatë kësaj periudhe, thuhet se kanë arritur në 127 milionë euro apo 7 për qind më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkaq investimet kapin vlerën 60.1 milionë euro apo 6 për qind më shumë se në tre mujorin e parë të vitit 2012, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se nuk duhet të vetëkënaqemi më statistika, por duhet të vlerësojmë gjendjen në terren.
“Duhet të mendohet mirë kur thuhet se janë rritur investimet, në çfarë sektorë dhe si janë rritur investimet. Nëse merren dhe futen investimet e shitjes së Postës dhe Telekomit të Kosovës, atëherë kjo nuk është reale. Për arsye se ne kemi shitur njëherë një aset, dhe herën tjetër nuk e kemi për të shitur”.
“Për rritjen ekonomike, ka shumë shtylla që të analizohen dhe jo të merren vetëm këto dy parametra, investimet dhe remitencat. Nëse analizojmë vetëm këto dy shtylla, atëherë ne do të dalim më rritje pozitive, por që në terren do të kemi gjendjen më të rëndë”, shprehet Shahini.
Por, ndryshe mendon eksperti i ekonomisë Naim Gashi. Ai vlerëson se në rritjen e shumës se investimeve të jashtme mund të ketë ndikuar shitja e Distribucionit me Furnizim me Energji Elektrike, i njohur më shkurtesën KEDS. “Sa i përket investimeve unë mendoj se në këtë rritje ka ndikuar shitja e distribucionit.
Ndërsa sa i përket diasporës, ajo ka një mesatare në rreth 500 milionë euro në tri-katër vitet fundit dhe ajo mund të rritet apo të zvogëlohet për 10-20 milionë euro”, konsideron Gashi.
Në anën tjetër, Agim Shahini thotë se rritja e nivelit të investimeve dhe remitencave nuk ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit. Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rënie te lehtë të rritjes ekonomike, dhe kjo, sipas tij, vjen si pasojë e politikave jo të mira për investitorët e huaj. Shahini, shprehet se duhet të ndryshohen politikat që tërheqin investitorët dhe diasporën që kapitalin e tyre të shtrijnë në Kosovë.
“Politikat investuese në Kosovë mbesin tejet sfiduese për investitorët e huaj dhe diasporën tonë, që gjithmonë ka gatishmëri për të investuar në Kosovë. Prandaj sa më shpejtë që të bëhen reforma dhe revolucion i reformave të politikave fiskale aq më shpejtë ne do të dalim nga kjo gjendje që jemi dhe do t’i japim perspektivë edhe të rinjve, diasporës dhe investimeve”, thekson Shahini. Naim Gashi, konsideron se ekziston një përmirësim sa i përket krijimit të kushteve për tërheqjen e investitorëve ndërkombëtar, por që nevojitet përmirësim edhe sektorin e rëndit dhe ligjit.
“Ndryshimet kryesore për inkurajimin e investimeve dhe për vazhdimin e këtij trendi të rritjes se investimeve duhet të fillojnë nga sektori i rëndit dhe i ligjit. Për arsye se azhuriteti më i madh i gjykatave dhe trajtimi i lëndëve të kontesteve të ndryshme ekonomike, është sinjal i mirë për investitorët e huaj”.
“Por nuk duhet harruar edhe sektorët tjerë, furnizimi më energji elektrike, eliminimi i burokracive në nivel qendror dhe lokal dhe shumë faktorë tjerë të cilët i bëjnë investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, thotë Gashi. Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike tashmë kanë shprehur shqetësimin Kosova është larg avancimit të ofertave për tërheqjen e kapitalit të huaj, në krahasim më shtet fqinje.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











