Maqedonia
Ligji i gjuhëve gjatë javës publikohet në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë
Një vit pas miratimit të tij në Kuvend, ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Këtë e bëri të ditur ekskluzivisht për Alsat zv.kryeministri Bujar Osmani, duke theksuar se do të respektohen procedurat ligjore, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Ishte një rastësi e mirë që në të njëjtën datë, më 11 janar, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve, më 11 janar edhe ndryshimet kushtetuese. Por ajo që është edhe më e bukur, presim që javën e ardhshme kryetari i Parlamentit të zyrtarizojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, krejtësisht kjo në kuadër të ligjit dhe Kushtetutës, me çka edhe fillon zbatimi zyrtar i shqipes në institucionet qendrore, në tërë vertikalen e institucioneve shtetërore. Natyrisht, këtu fillojnë edhe sfidat oër një zbatim të saktë, gjithpërfshirës dhe zbatim të një gjuhe standarde”, pohoi Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane.
Nga kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk arritëm të sigurojmë një përgjigje, megjithatë Xhaferi në vazhdimësi kishte paralajmëruar publikimin në Gazetën Zyrtare të ligjit për gjuhët dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, edhe pse presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar t’i dekretojë.
“Ju kam thënë që unë nuk vuaj nga afatet, për faktin që nuk jam i ngushtuar nga afatet dhe është çështje e vlerësimit tim se kur është momenti për ta nënshkruar dhe ta dërguar ligjin për gjuhët së bashku me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë në Gazetën Zyrtare”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, Ivanovi nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Sipas procedurës, ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












