Jeta në Zvicër
Me çka ju bëjnë nervoz fqinjët tuaj?
Më shumë se çdo i dyti zviceran ka diçka për t’u ankuar për fqinjët. Këtë e tregon një studim i ri nga Immowelt.ch. Rreth 58 për qind e zviceranëve janë të zemëruar në fqinjët e tyre.
Siç raporton 20min, më shumë se 23 për qind e të gjithë të anketuarve janë të mërzitur nga thirrjet telefonike me zë të lartë ose duke u grindur me zë, shkruan albinfo.ch.
20 për qind janë të shqetësuar nga tymi i cigareve, i cili vjen nga fqinjët në shtëpinë e tyre. Kjo është ndoshta rezultati i pirjes së duhanit në ballkon.
16 për qind janë të shqetësuar nga ulërima e qenve në shtëpi.
10 për qind kanë një problem me fqinjët gjatës natës, me punët e shtëpive që i bëjnë në orët e vona.
7 për qind janë të inatosur nga zhurma e seksit.
6 për qind është thirrja e fqinjëve në zile për të kërkuar gjësende të ndryshme.
3 për qind u pengojnë në korridor apo shkallë karrocat e parkuara të fëmijëve.
42 për qind janë të lumtur!
Megjithëse çdo të dytit person i pëlqen të ankohet për një ose tjetër arsye nga fqinjët: 42 për qind e 502 të anketuarve thanë se nuk kanë asgjë për t’u ankuar për fqinjët tyre.
Sa më shumë para që fitojnë të anketuarit, aq më pak probleme kanë ata me fqinjët e tyre. Në rastin e familjeve me të ardhura të ulëta, nga ana tjetër, rreth dy të tretat e të anketuarve ndjehen të shqetësuar nga fqinjët.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












