Kosova
Një tjetër histori e policit të vrarë Izet Demaj
Polici i ndjerë, Izet Demaj, i cili u vra para disa javësh në Istog gjatë një tentim –grabitjeje të një banke, para tetë vjetësh kishte goditur me veturë dy prej anëtarëve të familjes Hasanaj nga Istogu, njëri prej të cilëve kishte vdekur më pas.
Familja Hasanaj ia kishte falur, e Demaj ishte dënuar me burgim me kusht. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot gjatë ditës në familjen Hasanaj dhe u sjell rrëfimin e familjarëve, përcjell albinfo.ch.
Para rreth tetë vjetëve familja Hasanaj nga Cërrca e Istogut kishte dëgjuar për herë të parë për policin tani të ndjerë, Izet Demaj, që u shpall “Hero i Kosovës”.
Por, në një situatë shumë të dhimbshme.
Izet Demaj kishte goditur me veturë një prej djemve të kësaj familjeje dhe bashkëshorten e tij, duke iu shkaktuar të dyve lëndime të rënda. Plagëve që mori, Fitimi nuk mundi t’u mbijetojë dhe ndërroi jetë pas disa ditësh, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti në gjendje të rëndë.
Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot gjatë ditës në familjen Hasanaj, të cilët kanë treguar për atë se si ka ndodhur i gjithë rasti, shkruan gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Nëna e Fitimit, Haka Hasanaj, tregon për Gazetën Express se gjithë ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut të vitit 2011. Ajo tregon se djali dhe nusja po shkonin për vizitë te disa fqinjë atë natë.
Por, thotë se me të dalë në rrugën kryesore që është jo shumë larg shtëpisë ku banonte i ndjeri, kishte ardhur një veturë me shpejtësi dhe i kishte goditur, duke iu shkaktuar plagë të rënda.
Vetura e cila goditi çiftin po drejtohej nga polici i ndjerë, Izet Demaj, për të cilin familja Hasanaj atë natë kishte dëgjuar për herë të parë emrin e tij.
“U kanë ditë e enjte edhe këta janë patë nis në Istog natën, po kur janë dal të kjo udha para dyerve ka ardh një kerr me shpejtësi të madhe edhe i ka rrok. Djalin e ka gjujt 20 metra, e edhe renë e ka rrok pak. Menjëherë e kanë marrë e kanë çu në Spitalin e Pejës. Aty ka nejt dy ditë, masnej e kanë çu në Prishtinë, ku ka ra në koma edhe ka vdekë”, tregon ajo me lot në sy.
74-vjeçarja thotë se familja e Izetit iu kishin thënë që ta dërgonin djalin kudo për shërim, dhe se ato do të përgjigjeshin, por siç thotë “nuk kishte më shumë jetë”.
“Ai ka thanë, ai polici, kqyrni ku të doni me dërgu për shërim se unë përgjegjna po nuk ka pas djali jetë më shumë. Ashtu ka qenë e shkrume, ka ndodhë aksidenti. Qe krye shtatë vjete e vranë edhe ata(policin)”, tregon ajo.
Por, thotë se ata nuk mbajtën asnjëherë kontakt me familjen Dema. Madje, deklaron se ata nuk kishin marrë pjesë as në varrimin e Fitimit. Kontakte shton se nuk mbajti më as me gruan e djalit, për të cilën thotë se u largua nga shtëpia dy ditë pasi i vdiq burri, shkruan Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
“Po, ia kemi falë. Nuk kemi shkuar asnjëherë te familja, edhe s’kemi pas kurrfarë marrëdhënie më me ta. As me gruan e djalit s’kam fol kurrë. Dy ditë masi që ka vdekë djali, ka shku reja, nuk ka ndejtë”.
E vetme dhe e sëmurë në një shtëpi, që nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë, ajo thotë se çdo ditë kujton djalin që i vdiq në aksident para tetë vjetëve, e me mall e shikon fotografinë e tij që e ka të varur në dritare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










