E-Diaspora
”Dardania” e Lozanës, çerdhe e kampionëve të karatesë
Nga viti 1995 e deri më tash KK “Dardania”, Lozanë, ka nxjerrë një kampion evropian dhe shumë sish në nivel të Zvicrës
Në mesin e shumë klubeve sportive shqiptare në diasporë, me mjaftë sukses vepron edhe klubi i karatesë nga Lozana. Për këtë klub është shkruar edhe më herët si në Kosovë në mjetet e informimit në gjuhën shqipe, po ashtu edhe në gjuhët tjera në Zvicër.
Klubin e kanë formuar vëllezërit Mahalla nga Ferizaj, në vitin 1995. Këta vëllezër janë shumë të njohur si në Kosovë po ashtu edhe në diasporë. Pos si familje karateistësh ata njihen edhe si kontribuues të mëdhenj të çështjes kombëtare. Më i madhi i tyre, Fahri Mahalla është edhe themeluesi i parë i klubit të karatesë në Ferizaj, në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.
Këtë përvojë e vazhduan edhe në Zvicër ku e formuan KK Dardania në Lozanë.
Të flasësh për këtë klub nuk mjafton vetëm një shkrim sepse KK Dardania ka korrur suksese të shumta që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Nga ai kanë dalë karateistë kulmorë si Halil Mahalla, i cili në petkun e reprezentacionit të Zvicrës ishte kampion evropian dhe fitues i shumë turneve të ndryshme ndërkombëtare. Por më i suksesshmi deri tani është djali i Fahriut, Fehmi Mahalla, i cili tani është edhe trajner i klubit.
Edhe për sukseset e Fehmiut është shkruar shumë në shtypin shqiptar dhe zviceran. Në vazhdim, vetëm disa nga sukseset e shumta të tij: Kampion Evropian në versionet WKF dhe EKF me 2005; rekordmen zviceran, 14 herë kampion në nivel të Zvicrës, sukses që do të jetë vështirë ta përsërisë dikush tjetër; fitues i shumë turneve ndërkombëtare si në Paris, Londër, Milano, Roterdam etj.; Posedues i shiritit të zi IV DAN.
Fehmiu tani tërë dijen e tij të akumuluar për vite në këtë sport e bartë te brezat e rinj, në klubin ku është trajner.
Ditën kur e vizituam klubin, karateistët ishin ne vlugun më të madh të ushtrimeve. Me këtë rast bëmë disa foto gjatë ushtrimeve dhe zhvilluam një bisedë me trajnerin dhe disa nga anëtarët e klubit.
Momentalisht ushtrimet i ndjekin mbi 20 anëtarë të rregullt, thotë Fehmiu. Ai tregon pastaj se shumë karateistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, para garave të mëdha vinë në klub dhe kërkojnë nga Fehmiu që t’ua mësojë fshehtësitë e këtij sporti në mënyrë që të kenë sukses në gara të ndryshme. Ai ka vite që e ofron një ndihmë të tillë dhe çdo herë ka pasur sukses. Nga “shkolla” e tij kanë dalë shumë kampionë edhe fitues të turneve të ndryshme. Një ndihmë të tillë Fehmiu ua ka dhënë karateistëve nga Kosova, si Alvin Karaqi dhe Herolind Nishevci të cilët u përgatitën te ai në prag të kampionatit botëror.
Fehmiu po ashtu na prezantoi edhe disa nga karateistët e rinj të suksesshëm që ushtrojnë në klub. Ndër ta është Drilon Mahalla, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Zviceran, pastaj e reja 13 vjeçare Tena Warbenger, nënkampione zvicerane, Andreja Do Santos, nënkampione zvicerane dhe fituese e disa turneve të ndryshme, Shqipërim Salihu, kampion zviceran e shumë anëtarë tjerë.
Një bashkëpunim të ngushtë kuptuam se ky klub ka edhe me klubet e ngjashme në Kosovë si me KK Kastrioti nga Ferizaj etj. Po ashtu Fehmiu thotë se një bashkëpunim të ngushtë ka edhe me Federatën e Kosovës në karate, nga e cila disa herë ka qenë i ftuar të mbajë seminare për karateistët e rinj. Seminare të tilla ka mbajtur edhe në shumë vende tjera evropiane.
Se me të vërtetë punohet shumë në këtë klub dhe sukseset nuk mungojnë u bindëm edhe vetë gjatë ushtrimeve. Ato mbahen tri herë në javë: të hënën, të mërkurën dhe të premten.
Adresa ku mbahen ushtrimet është: Chemin de Croset 9 B në Ecublens, afër Lozanës. Për ushtrime pranohen të gjithë të interesuarit nga mosha 5 vjeçare e më tutje.
Setmer Selmani
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












