Kosova
Oda e Avokatëve e Kosovës pezullon grevën
Këshilli Drejtues i OAK- së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në mënyrë unanime ka marrë vendim që të pezullohet përkohësisht vendimi i OAK i datës 5 janar për bojkot.
Kjo pasi që KGJK ka shfuqizuar Rekomandimin e datës 28.12.2018 dhe Urdhëresave të tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Ky pezullim do të zgjasë për periudhën kohore prej 30 ditësh brenda të cilës periudhë kohore OAK dhe KGJK do të arrijnë marrëveshje lidhur me kërkesat që do të dakordohen bashkarisht.
Pikërisht për këtë çështje, gjatë ditës u zhvillua një takim ku morën pjesë: kryetari i OAK-së, Osman Havolli, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizin, kryetari i Gjykatës së Apelit, Enver Peci dhe kryetarja e Gjykatës Themelorem, Afrëdita Bytyqi”, thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve, shkruan albinfo.ch.
Në takimin e sotëm, KGJK dhe Ministria e Drejtësisë janë zotuar dhe kanë premtuar se me rastin e përpilimit/draftimit të rregullave të reja për qasjen në gjykata, avokatët do të përfshihen 100% dhe do të kenë rol kyç në këtë drejtim.
“Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që OAK t’ i përpilojë një listë me problematikat e avokatëve me institucionet e drejtësisë, duke u zotuar se personalisht do të merret me adresimin çështjeve të ngritura nga OAK, për zgjidhjen e tyre.
Këshilli Drejtues i OAK-së, në raport me KGJK-në ka këto kërkesa si në vijim: rritja e pagesave në angazhimet sipas detyrës zyrtare, ndalimi i komunikimeve inter-partes, krijimi i kushteve për avokatë dhe palë në të gjitha gjykatat, rrijta e transparencës së punës së gjykatave në komunikim, publikimin në monitore të gjykatave, lejimi i qasjes në restoran dhe byfe, pajisja e zyrave për avokatë dhe koridorreve me inventar, ndryshimi i ligjeve respektive për përfaqësuesin e OAK në KGJK, KPK dhe Komisionin për Provimin e Jurisprudencës dhe angazhimin maksimal në ndryshimin e Ligjit për Procedurën Kontestimore”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













