Integrimi
Klinika nga Aiblingu ndihmon atë të Prishtinës
Haqif Gashi, që punon në shërbimin ei anesteziologjisë në RoMed Kliniken Aibling, ka sensibilizuar udhëheqjen e klinikës për të ndihmuar QKUK-në
I prekur nga kushtet e mjerueshme që mbizotërojnë në Klinikën Universitare të Kosovës në Prishtinë, një i punësuar shqiptar në RoMed kliniken ishte shprehur për nevojën që të ndërmerrej një aksion bamirës për të përmirësuar kushtet atje. Haqif Gashi, punon si infermier udhëheqës i anesteziologjisë në RoMed Kliniken Aibling. Ai ka sensibilizuar udhëheqësit e klinikës në këtë drejtim dhe së fundi bashkë me shefin mjekësor, Dr. Guido Pfeiffer ka iniciuar aksionin.
Në klinikën në Aiblig duhej të ndërroheshin 80 shtretër të kompletuar spitalorë dhe ky ishte rasti i duhur për Haqifin që të veprojë, shkruan Rosenheim24.de. Por për t`i transportuar ata në Kosovë duhej ndihmë dhe koordinim nga disa pika. Kështu, ai mori ndihmë financiare nga shoqata “Nënë Tereza” në Munih, ku është dhe anëtar kryesie si dhe nga klubi rotarian në Rosenheim. Edhe klinika ku punon ai, përmes krerëve të saj menaxherialë pos që ofruan falas 80 shtretërit, dërgesës për Kosovë i shtuan edhe katër aparate për frymëmarrje artificiale dhe 60 pompa të infuzionit.
Ndërkohë, transportimi i këtij kontingjenti u ndërlikua për shkaqe politike por megjithatë gjithçka përfundoi me sukses. Në kufirin me Malin e Zi dy kamionët e mbushur përplot u ndaluan nga autoritetet e atjeshme por falë ndërhyrjes së Markus Michel, epror i lartë në shtabin qendror të KFOR-it rruga për Prishtinë, plot katër ditë pas nisjes nga Gjermania, tashmë ishte e lirë.
Ditën e nesërme u bë zyrtarisht pranimdorëzimi. Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer nuk lëshoi rastin të merrte pjesë dhe të lavdëronte një iniciativë të tillë dhe rëndësinë që ka ajo për zhvillimin e miqësisë në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Edhe drejtori i QKUK, Dr. Nijazi Gashi falënderoi miqtë gjermanë për ndihmën, duke theksuar se mundësitë financiare të klinikave janë tepër të kufizuara pasi që ato financohen vetëm nga taksat e shtetit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









