Shkurt.ch
Si janë kushtet e jetesës brenda një qendre azili në Zvicër?
Kushtet në qendrat zvicerane të azilit përgjithësisht janë në përputhje me standardet e të drejtave themelore, thuhet në të gjeturat e Komisionit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Por, ka ende vend për përmirësim.
Komisioni Kombëtar për Parandalimin e Torturës (NCPT), një organ ekspertësh i emëruar nga qeveria, publikoi raportin e tij (në frëngjisht / gjermanisht) të premten, pas një sërë inspektimesh të qendrave të azilit në gjithë vendin në 2017 dhe 2018-ën.
Në përgjithësi, ata thanë se kushtet ishin pozitive; sidomos për të lëvduar ishte vendimi i pranverës 2017 për të anuluar ndalimin e telefonave mobilë në qendra. Shumica tani gjithashtu ofrojnë qasje në internet. Megjithatë, disa fusha mbeten problematike, përcjell albinfo.ch.
Kur është fjala për veprimet disiplinore, NCPT ka gjetur se një njoftim verbal i procedurës është ligjërisht i pamjaftueshëm. Është e nevojshme një njoftim me shkrim që përshkruan detajet e rastit, si dhe të gjitha opsionet për apelim.
Komisioni gjithashtu vuri në dukje se stafi në qendrat federale të azilit nuk kishte udhëzime të sakta për mënyrën e identifikimit dhe trajtimit të banorëve, të cilët mund të kenë qenë viktima të trafikimit me qenie njerëzore.
Së fundmi, megjithëse u vlerësua ekzaminimi mjekësor i çdo banori të ardhur, NCPT tha se qasja në kujdesin psikiatrik ishte e rrallë dhe e kufizuar në rastet më urgjente.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













