Kosova
Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në Qeverinë e Kosovës
Në tri raste policia e Serbisë i ka ndaluar në kufi zyrtarët serbë që punojnë në qeverinë e Kosovës. Haradinaj i ka denuar këto ndalje.
Policia e Serbisë e ka ndaluar serish në vendkalimin kufitar në Medare një këshillar të përkatësisë entike sebe të Kosovës, i cili punon në qeverinë e kryeminitrit Ramush Haradinaj.
Nebojsha Jakovljeviq, është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë së pavarur liberale serbe (SLS), shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Ky është rasti i tretë që autoritetet e Serbisë ndalojnë zyrtarë të kësaj partie në kufirin Kosovë-Serbi, duke i marrë në pyetje për orë të tëra. Më herët në dy raste të ndara në Medare, janë ndaluar për disa orë, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq, dhe nënkryetari i kësaj partie Boban Stankoviq, që është zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
SLS nuk pajtohet me politikat e Listës serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe që ka kohë që kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Lista Srpska e ka mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë sot në Merdare Nebojsha Jakovljeviqit, që është këshilltar në qeverinë e tij, tha se “ky është presion dhe kërcënim i Serbisë ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë”.
Serbia po bën presion
“Ndalimi i Nebojsa Jakovljeviq nga autoritetet e Serbisë në Merdare, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm. Jakovljeviq është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor. Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë ndaj qyetarëve të komunitetit serb në Kosovë”, kukmtoi Haradinaj. Ky veprim, sipas tij, është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë. Autoritetet e Kosovës i quajnë këto presione si një “goditje për dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan DW, përcjell Albinfo.cj.
“Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm. Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet me tej në reagimin e kryeministrit Haradinaj, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














