Kosova
Çka është Gjykata Speciale?
Kanë kaluar 20 vjet që kur ka mbaruar konflikti i armatosur mes shqiptarëve të Kosovës dhe forcave serbe. Mirëpo duke filluar nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para një prokurori special në Hagë.
Kjo nuk është një gjykatë për krime lufte e Kombeve të Bashkuara. Kjo është një gjykatë e Kosovës në tokën holandeze. Gjykata do të punojë me ligjet e Kosovës, mirëpo prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë ndërkombëtarë. Gjykata është krijuar për të hetuar ish-ushtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Krijimi i Gjykatës pason publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për t’i hetuar krimet e supozuara të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar se kanë bashkëpunuar me regjimin e Beogradit gjatë dhe para luftës, shkruan REL, përcjell, albinfo.ch.
Por, pse një gjykatë e Kosovës është e vendosur në Holandë me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë?
Ekspertët thonë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk konsiderohet mjaftueshëm i pavarur për t’i hetuar krimet e luftës, si dhe ka dyshime se mund të ketë kërcënime ndaj dëshmitarëve.
Puna e gjykatës financohet nga Bashkimi Evropian si dhe vende të tjera perëndimore. Shumica e liderëve kryesorë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe ata shihen si heronj në Kosovë. Gjykata e re është përpjekja e katërt për t’i hetuar krimet e luftës që besohet se kanë ndodhur në Kosovë.
Më herët ishte Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jogusllavinë, pastaj Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i njohur si UNMIK, si dhe më vonë Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
Rreth 13, 000 persona janë vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99, shumica e tyre shqiptarë. Lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999 pas disa javësh të bombardimeve ajrore të Nato-s kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, të akuzuara për kryerjen e krimeve kundër civilëve shqiptare.
Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













