Shkurt.ch
Banka Qendrore e Zvicrës, në humbje 15 miliardë franga në vitin 2018
Rezultatet e deklaruara janë paraprake dhe banka pritet të ofrojë informacione shtesë më 4 mars
Banka Qendrore e Zvicrës SNB njoftoi për humbje prej 15 miliardë frangash (15.3 miliardë dollarë) për vitin 2018, pas rënies në tregjet e aksioneve dhe rritjes së frangut, shkruan albinfo.ch.
Aksionet, duke përfshirë ato në kompani të tilla, si “Apple Inc.” dhe “Facebook Inc.”, përbëjnë 20% të aktiveve të mëdha në valuta të bankës.
Indekset kryesore amerikane dhe evropiane shënuan rënie në vitin 2018, ndërsa në të njëjtën kohë frangu më i shtrenjtë se monedhat e vendeve të G-10 çoi në 16 miliardë franga (16.32 miliardë dollarë) humbje vetëm pas këtij portofoli.
Rezultatet e deklaruara janë paraprake dhe banka pritet të ofrojë informacione shtesë më 4 mars.
Meqenëse ka vëllime të mëdha valutore, vlera e të cilave e tejkalon GDP-në zvicerane, banka qendrore e vendit është në rrezik të luhatjeve të mëdha kur ka tensione në tregjet valutore. Megjithatë, nëse parashikohet fitim ose humbje, ajo nuk ndikon në politikën monetare.
Humbjet e bankës në të kaluarën ende kritikohen nga politikanët, dhe në vitin 2013 institucioni financiar nuk pagoi dividentë për kantonet në vend, njofton Bloomberg.
E pazakontë për bankat qendrore, aksionet e Bankës Qendrore të Zvicrës tregtohen në bursën vendore. Pjesa më e madhe e aksioneve janë në pronësi të institucioneve publike, duke përfshirë kantone dhe banka të veçanta në to.
Ka gjithashtu rreth 2,000 aksionerë privatë që marrin një dividentë, por pothuajse nuk kanë të drejtë vote. Kjo dividentë do të jetë maksimumi ligjor 15 franga (15.3 dollarë) për aksion, të raportuara nga “SNB”, ndërsa pagesa totale e Qeverisë federale dhe kantoneve do të jetë në shumën prej 2 miliardë frangash (2.04 miliardë dollarë).
Banka parashikoi gjithashtu një rënie prej 300 milionë frangash (306 milionë dollarë) në vlerësimin e rezervave të arit që zotëron, si dhe fitimin prej 2 miliardë frangash nga zotërimi i monedhës së vendit.
Frangu u rrit me rreth 4% kundrejt euros vitin e kaluar dhe ishte më i lirë se 0.8%. Këto dy valuta përbëjnë pjesën më të madhe të rezervave valutore të bankës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













