Kosova
Shqetësimet e qytetarëve nga grabitjet me maska
Statistikat e Policisë së Kosovës flasin se për periudhën janar-nëntor të vitit 2018, aq sa kanë pasur të dhëna autoritetet e rendit, kanë qenë 263 raste të grabitjeve
Kohët e fundit janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë, duke u bërë kështu një dukuri mjaft shqetësuese. Cak i grabitjeve kanë qenë shtëpitë private, lokale e dyqane të bizneseve, si dhe bankat.
Në fund të dhjetorit, një polic ishte vrarë në detyrë përderisa po përpiqej të kapte një të dyshuar për grabitje në një bankë në qytetin e Istogut, ku më pas, i vrarë mbeti edhe personi i dyshuar për plaçkitje. Ndërkaq, pak javë më herët, në periferi të Prishtinës, policia kishte konfirmuar se një person kishte mbetur i vrarë përderisa po përpiqej të plaçkiste një shtëpi private.
Vjollca Jusufi është njëra nga viktimat, biznesi i të cilës ishte plaçkitur. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se dëmi që i është shkaktuar nga grabitësit, të cilët ia kishin thyer lokalin, ka qenë rreth 6 mijë euro.
Jusufi tregon se policia ende nuk i ka kapur grabitësit, ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, përcjell albinfo.ch.
“Rreth orës 2:00 pas mesnate, katër plaçkitës e kanë thyer lokalin tonë. Kanë qenë me maska. Kanë vjedhur mall në vlerë afër 6 mijë euro. Plaçkitësit asnjëherë nuk janë kapur nga policia. Të gjithë ngjarjen më pas e kemi parë në kamerë. Në orën 6:00 të mëngjesit e kemi gjetur lokalin e thyer dhe kemi njoftuar policinë”, tha Jusufi.
Ndryshe, statistikat e Policisë së Kosovës flasin se për periudhën janar-nëntor të vitit 2018, aq sa kanë pasur të dhëna autoritetet e rendit, kanë qenë 263 raste të grabitjeve.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha se vetëm në rajonin e Prishtinës – ku rastet e grabitjeve janë më të shpeshta – janë arrestuar 32 persona të dyshuar, të cilët janë në paraburgim, kurse 6 të dyshuar të tjerë, të identifikuar nga policia, janë në arrati.
Ndërkaq, Shoqata e Bankave të Kosovës, ditë në parë përmes një komunikate për media, u kanë bërë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë “që të ndërmarrin masa urgjente dhe të fuqishme kundër këtyre grupeve kriminale për të shpartalluar ato dhe për të siguruar mjedis të sigurt për bizneset e Kosovës”, duke i dhënë vëmendje të veçantë institucioneve financiare.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017, janë evidentuar gjithsej 290 raste të grabitjeve nga ana e plaçkitësve, ku grabitësit kanë pasur caqe të ndryshme si biznese, banka, shtëpi banimi e edhe grabitjen e gjësendeve nga dora apo krahu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












