Shqipëria
Qeveria e Shqipërisë merr përsipër organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës
Qeveria e Shqipërisë miratoi “Vendimin për Financimin dhe Organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës”, të propozuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Ky projekt ka për qëllim realizimin e aktivitetit më të madh, ku do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve të shqiptarëve në Diasporë, shkruan albinfo.ch.
“Deri tani është parashikuar që të marrin pjesë një numër i madh përfaqësues të regjistruar nga të gjitha organizatat dhe komunitetet shqiptare nëpër botë”, thuhet në njoftimin e ministrit Majko.
Organizimi dhe aktivitetet zbatuese për realizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, i cili do të mbahet në periudhën 28 shkurt-2 mars 2019 sipas ministrit, janë në fazën përfundimtare.
“Institucionet kryesore që do të merren me organizmin e Samitit të Dytë të Diasporës janë Kryeministria, ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë parashikuar në vendimin e parë më 12 janar të vitit të kaluar për miratimin e aktiviteteve dhe projekteve në kuadër të vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj-Kastriot Skënderbeut”, të Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive në Kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, shkruan tutje ministri.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










