Maqedonia
Në Maqedoni fillon faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese
Në Kuvendin e Maqedonisë sot fillon faza e tretë, apo ajo përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë në rend dite janë katër pika: Verifikim i propozim- amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë, miratimi i amendamenteve, shpallja e amendamenteve dhe miratimi i ligjit kushtetues për zbatim të amendamenteve.
Që të miratohen këto ndryshime duhet të paktën dy të tretat e votave në Kuvend, ose 80 deputet të votojnë pro.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se është optimist se do të sigurojë 80 votat e nevojshme. Ai për këtë ka zhvilluar bisedime me dy liderët e partive shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. Ndërsa partia opozitare maqedonase VMRO-DMPNE ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, përcjell albinfo.ch
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka paralajmëruar se pret që debati për ndryshimet kushtetuese të përfundojë më herët se 15 janari, kur është edhe data e fundit për miratim.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













