E-Diaspora
Një ditë plot veprimtari dhe emocione
ABSM dhe FC Dardania organizuan një veprimtari gjerë-përfshirëse sportive në Allschwill me moton "Sporti flet një gjuhë"
Ditën e dielë, më 23 Qershor 2013, nga ora 9.00-18.00, në stadiumin Bachgraben- Allschwil,u organizua Turneu tradicional sportiv nën moton „Sporti flet një gjuhë”. Ishte një ditë plot veprimtari sportive dhe argëtuese për qytetarë vendas e për emigrantë e azilkërkues, që janë vendosur në Allschwil. Vlen të theksohet se në këtë ngjarje sportive kanë marrë pjesë disa mysafirë të shquar nga politika dhe sporti.
Siç është bërë prej vitesh një traditë e bukur, Qendra e Edukimit dhe Këshillimit për emigrantët (ABSM) dhe FC Dardania organizuan edhe këtë vit një veprimtari gjerë-përfshirëse sportive në fushën e Allschwilit. Me këtë rast, nga pjesëmarrja e banorëve vendas dhe e emigrantëve nga vende të tjera, u shpreh edhe njëherë qartë mesazhi se “Sporti flet një gjuhë”. Rregullat botërore sportive janë të njëjta dhe të gjithë mund t’i kuptojnë dhe respektojnë ato. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehën besimin se sporti ka shumë mundësi të krijojë lidhje ndër-kulturore midis qytetarëve vendas dhe të bashkësive të emigrantëve. Duke gjetur dhe theksuar ngjashmëritë gjatë veprimtarive të tilla sportive ndihmohet dhe arrihet për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për rrëzimin e paragjykimeve.
Veprimtari zbavitëse për të gjithë
Gjatë gjithë ditës, u organizuan aktivitete të ndryshme sportive, si një turne i gjerë futbolli, me 40 skuadra pjesëmarrëse; lojëra volejbolli për burra, gra dhe fëmijë si dhe një turne futbolli për fëmijë. Gjithashtu, sipas programit, u organizua edhe një garë vrapimi në 100 metra për fëmijët deri në dymbëdhjetë vjeç, gjatë të cilës fëmijët pjesëmarrës treguan dëshirë dhe ambicie për të fituar dhe për t’u argëtuar. Në finalen e turneut të futbollit fitoi ekipi i HBadalli, që ishte padyshim më i përgatituri dhe më i miri.
Mysafirë nga politika dhe sporti
Në këto veprimtari ishin të pranishëm si mysafirë edhe disa figura të shquara nga politika dhe sportet. Kështu në këtë ngjarje të larmishme sportive merrnin pjesë Urs Wüthrich-Pelloli (i cili bëri hapjem e këtij manifestimi), drejtues i Departamentit sportiv dhe kulturës në Këshillin regjional të Basel-Landit, Nicole Jacobs, drejtuese e Departamentit për Diversitet dhe Integrim në Basel si dhe Komisioneri për Integrim i Shoqatës Zvicerane të Futbollit të Zvicrës Veri-Perendimore, Hasan Kanber, i cili pati nderin të hapte zyrtarisht këtë ditë të mbushur me veprimtari. Përveç kësaj, ishin të pranishëm edhe futbollisti Muhamed Demiri (FC St Gallen) dhe ish- lojtari i ekipit kombëtar dhe i Superligës së Zvicrës, Milaim Rama. Ky i fundit luajti edhe si kapiten i një ekipi pjesëmarrës.
Larmi ushqimesh, pijesh dhe informacioni
Gjatë gjithë ditës, ka pasur një ofertë të pasur me ushqime dhe pije, si për lojtarët ashtu edhe për spektatorët. Nga kabinat e informacionit të ABSM dhe GGG Ausländerberatung (Këshillit për të Huajt) pjesëmarrësit informoheshin për oferta të ndryshme dhe për çështje të integrimit. Për më tepër, një grup artistik amator, i përbërë nga nxënës të shkollës së Vallëzimit“Shota”, dha një shfaqje, që u pëlqye nga gjithë të pranishmit dhe e bëri edhe më tepër entuziaste atmosferën. Ngjarja u shoqërua edhe nga Televizioni publik i Kosovës, RTK.
Moderimi u koordinua nga zonja Caroline Schütz, nga Qendra e Edukimit dhe Këshillimit për emigrantët (ABSM) dhe Remzi Ferati nga Klubi i Futbollit “Dardania”
(Përgatitur nga: Caroline Schütz, nga Qendra e Edukimit dhe Këshillimit për emigrantët (ABSM) dhe Enver Hajdari, nga Klubi i Futbollit “Dardania”)
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












