Maqedonia
A e dini deri në sa mund të paguani ‘cash’ në Maqedoni?
Në qershor të vitit të kaluar në fuqi hyri dispozita e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit
Qytetarët në Maqedoni nga 1 janari i këtij viti do të munden të paguajnë ose të marrin para në dorë në vlerë vetëm deri në 60 mijë denarë ose 1 mijë euro. Gjithçka mbi këtë shumë patjetër do duhet të kalojë përmes llogarive bankare, raporton “alsat”.
Në qershor të vitit të kaluar në fuqi hyri dispozita e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Me këtë dispozitë pragu i lejuar i pagesave me para në dorë prej 15 mijë euro u ul në 2 mijë euro. Pastaj nga fillimi i vitit kjo shumë u ul në 1 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Ligji parasheh nga qershori të shtohen kontrollet, me çka për blerjen e mallrave dhe shërbimeve qytetarët dhe firmat me para në dorë do të munden të paguajnë vetëm shumë prej 500 eurove ose 30 mijë denarë.
Qëllimi i kufizimit të këtillë është ulja e ekonomisë gri dhe rritja e pagesës elektronike.
Megjithatë, në një pjesë të madhe të objekteve tregtare, por edhe në institucionet shtetërore nuk ka kushte për pagesë elektronike, gjegjësisht mundet të paguhet vetëm me para të gatshme.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













