Shkurt.ch
Zvicra ka shënuar me fishekzjarre Vitin e Ri
Në Cyrih afër liqenit të Cyrihut dhe lumit Limmatt ka qenë i vërshuar nga qindra mijë qytetarë që kishin dalë të shikonin spektaklin madhështor të dritave
Festa e Vitit të Ri, ose Shën Silvestri është festuar me zhurmë e gjallëri në gjithë Zvicrën. Në mesnatë nga të gjitha kishat janë dëgjuar këmbanat që kanë shënuar kalimin nga viti i vjetër 2018 në vitin e ri, 2019.
Mbi 150 mijë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit kremtuan Vitin e Ri.

Në krahasim me Cyrihun, kryeqyteti zviceran Berna, nuk kishte organizuar fishekzjarre në prag të Vitit të Ri, por këmbanat dëgjoheshin atje në mënyrë mbresëlënëse. Ashtu si çdo vit, mijëra njerëz u mblodhën në Münsterplatz pak para mesnatës për të festuar vitin e ri.
Edhe qyteti i Bazelit festoi Vitin e Ri me fishekzjarre mbi Rhein. Festimi tradicional u organizuat në Münsterplatz.
Pak para mesnatës, viti i vjetër tradicionalisht përfundoi me një zile të madhe në Bazel.
Shumë qindra njerëz festuan gjithashtu fillimin e vitit në sheshin e Manastirit të St. Galenit.

Duke marrë parasysh ndërtesat e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s dhe për arsye sigurie, ishte e ndaluar që të digjeshin fishekzjarrë në rrethin e Abbey.
Në qytetin e Luzernit, fishekzjarret do të organizohen në mbrëmjen e 1 janarit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










