Integrimi
Kosovari, vetë i 11-ti në veturë, kapet duke kaluar kufirin
Një shofer nga Kosova kishte ngarkuar të dielën në një veturë të marrë me qira dhjetë persona, të gjithë shtetas kosovarë
Ai po i transportonte ata nga Szegedi i Hungarisë në Suben të Austrisë.
Makina me shoferin 42 vjeçar është ndaluar nga autoritetet e ndjekjes. Por, kur ata kanë shikuar veturën nga afër, kanë pasur çfarë të shihnin: në karrigen pranë shoferit ishte ulur motra e tij, ndërsa në ulësen e mbrapme që parashihet për tre veta, ishin ulur jo më pak se 9 persona. Aty ishte i fejuari i motrës së shoferit plus një çift me gjashtë fëmijë, nga një deri 13 vjeçarë!
Ngasësi i automjetit duhet të llogarisë me denonciim penal, shkruan nachrichten.at. Dhjetë personat tjerë janë arrestuar duke u mbështetur në ligjin e policisë për të huaj dhe do të kthehen mbrapsht në Hungari, ka njoftuar policia.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










