Integrimi
Vespat italiane lobojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Kosova po përjeton këto ditë një ndër lobimet më simpatike rrugëve të Evropës
Një grup kosovarësh i pasionuar pas skuterave kanë marrë rrugë në drejtim të Belgjikës. Të gjithë skuterat mbajnë mbishkrime të mëdha „Kosovo“.
Kanë tabelat e regjistrimit të Kosovës më të cilat zgjojnë kurreshtjen e njerëzve të rastit duke kaluar brigjeve të Adriatikut në Slloveni dhe më pas në shtëpinë e vespave, në Itali. Aty ku shigjeta e Amorit ka kohë që ka pushtuar zemrat e italianëve për Vespën. Sidomos kur kjo dashuri e lëvizjes mbi dy rrota të vogla të Vespës kalon kufijtë e vendit të origjinës. Prezenca e vespave nga Kosova nuk ka kaluar vendin e Apenineve pa zgjuar vëmëndjen edhe të medieve italiane. Të cilat kanë shkruar për klubin Vespa të Kosovës.
Dhe s’ka dyshim që dashuria për Vespën është pasion që kalon çdo imagjinatë. Ndryshe nuk do të mund të kuptohej aventura e shtatë djemve nga Prishtina, të cilët për dy javë do të lobojnë rrugëve të perëndimit me „Vespa Club Kosovo“ për lëvizjen e lirë edhe të qytetarëve të Kosovës.
Qëllimi i këtij udhëtimi është ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në takimin „Vespa World Days 2013“ në Hasselt të Belgjikës, që do të mbahet këtë fundjavë, nga 20 deri më 23 qershor, na thotë kryetari i klubit, Luan Berisha.
Duke marrë pjesë për herë të parë në këtë ngjarje, ata dëshirojnë të zgjerojnë dhe promovojnë projektin „Kosova Young Europeans“.
„Paraqitja e motoçiklistëve nga Kosova synon ta ngrejë vetëdijen e qytetarëve të Bashkimit Evropian për problemet e udhëtimit të kosovarëve, duke lobuar kështu me vespat italiane për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës“, tregon Luani.
„Udhëtimi ka kaluar nëpër disa nga pjesët më atraktive të Evropës për motoristë, përfshirë këtu edhe vendkalimet e larta italiane, si Passo Stelvio dhe Passo Sella, e për të kaluar pastaj në pjesën e alpeve zvicerane në afërsi të Lucernit në një takim me përfaqësuesin e klubit të motoristëve “Shqiponjat”, Qemajl Sermaxhaj“. Nga ku të nesërmën kanë vazhduar për Gjermani, Frankfurt dhe mëtutje për Belgjikë.
Ky rrugëtim 14 ditor do të zgjasë deri më 27 qershor dhe do të lë pas jo më pak se 6 mijë kilometra rrugë.
Siç na njofton Luani, një pjesë të udhëtimit e ka mbuluar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe projekti Kosovo Young Europeans, ndërsa pjesën tjetër vetë pjesëmarrësit dhe donatorët individual.
Luan Berisha, Pëllumb Bajgora, Arben Xhema, Dren Mullaademi, Ramadan Gagica, Hekuran Konjusha dhe Arben Demi janë emrat që kanë pasur fatin të jenë pjesë e kësaj aventure të guximshme me skutera të tipit Vespa GTS 250 dhe 300 kubikë.
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









