Bota
Nis fluturimet “FlyBosna”
Aeroplani i ri “FlyBosna” bëri këtë mëngjes fluturimin e parë nga Sofja në Sarajevë, me një aeroplan të tipit “Airbus A319”, me 156 vende, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni Amir Baraliç tha pas uljes në aeroportin e Sarajevës se fluturimi ishte shumë emocional.
«Fluturimi i parë ishte shumë emocional, sepse të gjithë na mirëpritën dhe të gjithë janë të lumtur», tha Baraliç.
Ai informoi se “FlyBosna” aktualisht ka 20 stjuardesa dhe stjuardesë, si dhe tetë pilotë.
«Ambiciet dhe planet tona janë shumë më përpara dhe shumë më lart se këta numra. Kemi kënaqësinë t’i kthejmë sa më shumë nga kuadrot tona që na u larguan», tha Baraliç.
Drejtori i “FlyBosna”, Chris Gabriel, tha se në 12-18 muajt e ardhshëm numri i fluturimeve në dhe nga Sarajeva duhet të rritet.
“FlyBosna” kërkon të bëhet një linjë ajrore e qëndrueshme me seli në Sarajevë, e cila lidh Bosnjën me destinacione të përzgjedhura ndërkombëtare me fluturime direkte. Fokusi ynë fillestar është Evropa: Londër, Paris, Frankfurt, Romë, Moskë… dhe fluturime sezonale për destinacione të tjera të zgjedhura në Lindjen e Mesme», tha drejtori Gabriel.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









