Maqedonia
Mjegulla shkak i anulimeve dhe riorientimeve të fluturimeve në aeroportin e Shkupit
Për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së dobët janë anuluar ose riorientuar një pjesë e fluturimeve deri dhe prej Aeroporitit të Shkupit, kanë pohuar nga M-NAV, shkruan Tetova, përcjell Albinfo.ch.
Nga aeroporti i Shkupit sot pasdite janë riorientuar tri fluturime. Njëri aeroplan i cili prej Cyrihut është dashur të aterrojë në Shkup dhe është riorientuar në aeroportin e Prishtinës, ndërsa tjetri prej Varshavës është riorentuar për në Otopeni.
Në drejtim të Prishtinës është riorentuar edhe fluturimi i Vizzair nga Memingemi. Është anuluar edhe fluturimi nga Stambolli, i cili ishte caktuar në ora 19:45.
Aeroplani i fundit nga aeroporti i Shkupit ka fluturuar në ora 15:47, ndërsa ka fluturuar deri në Beograd, thuhet në sistemin informativ të ueb faqes zyrtare të Aeroportit të Shkupit.
Është anuluar edhe fluturimi për Varshavë, i caktuar në ora 17:05, ndërsa është anuluar edhe fluturimi për Stamboll i paraparë për në ora 20:40.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë















