E-Diaspora
Konflikti në Siri manipulohet për interesat e Serbisë*
Të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë u mbajt një tribunë, ku është instrumentalizuar tema e Sirisë dhe e Kosovës nga protagonistë pro Asad-it dhe antiperëndimorëve
Më 12 qershor 2013 në lokalet e huazuara nga Universiteti i Gjenevës është mbajtur një konferencë me titull “Trafikimi i organeve dhe armët kimike në konfliktet në Siri dhe Kosovë”.
Të pranishëm ishin rreth 50-60 pjesëmarrës, prej të cilëve gjysma shqiptarë, kurse gjysma tjetër arabë, sirianë dhe serbë, me ndonjë përjashtim të rrallë të nacionaliteteve të tjera. Natyrisht se këto dy tema nuk kishin asgjë të përbashkët.
Në Siri po zhvillohet një konflikt brenda një kombi, që është komb arab, që ka një fe (myslimane), që ka një gjuhë, një kulturë, një traditë dhe një të kaluar të përbashkët mijëvjeçare. Në Kosovë nuk kishte konflikt, por u zhvillua një luftë mes dy popujve që nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç bashkëjetesës së dhunshme, pas pushtimit të Kosovës në vitin 1912 nga Serbia. Bashkëjetesë kjo e karakterizuar, nga njëra anë, me kolonizim masiv të Kosovës me serbë dhe, nga ana tjetër, me shpërngulje po ashtu masive të shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Turqisë (1919-1939); me ripushtimin e Kosovës në vitin 1989-90 kur u mbyllën të gjitha institucionet arsimore, kulturore dhe informative, kurse punëtorët shqiptarë u përjashtuan dhunshëm nga puna që shkaktoi shpërnguljen e dytë masive, kësaj radhe në drejtim të Evropës Perëndimore, për të përfunduar me dëbimin e një milion shqiptarëve në vitet e luftës 1998-99. Pra, me përpjekje të pareshtura serbe për ndryshimin e strukturës etnike, respektivisht për zhdukjen biologjike të shqiptarëve nga toka e Kosovës.
Megjithatë, konferenca filloi me një reportazh televiziv 59 sekondash, të përgatitur nga “TV Euronews” me rastin e përfundimit të gjyqit ndaj të pandehurve në rastin e njohur “Medicus”, që ka të bëjë me transplantimet ilegale të organeve që janë bërë në Prishtinë në vitet 2007 dhe 2008 në klinikën “Medicus”, ku ishin të përfshirë mjekët turq dhe shqiptarë, sikurse edhe dhuruesit e paguar të organeve nga shtetet e Lindjes dhe pranuesit nga Izraeli e ndonjë shtet tjetër. Në atë kohë në Kosovë nuk kishte asnjë lloj konflikti, apo jo. Pra, një rast tipik kriminal që (mund të) ndodhë edhe në shumë shtete të tjera, sidomos ato të varfra, ku organet shiten dhe blihen sikurse të ishin mallra industriale. Dhe, jo e parëndësishme, në atë kohë Kosova ishte e administruar nga UNMIK-u.
Konferenca vazhdon me një video tjetër, ku Carla del Ponte deklaron se rebelët në Siri paskan përdorur armë kimike; me fjalimet e disa personave të ftuar nga organizatorët që ishin pro Asadit, pastaj me disa video morbide, ku shihet se si pushkatohen disa persona të ulur në gjunjë, që domosdoshmërish ma përkujton Srebrenicën, pastaj kur njëri-tjetrit ia këpusin kokën dhe, për fund, kur njëri-tjetrit ia nxjerr zemrën dhe e afron te goja për ta ngrënë . . . .
E tëra zgjati rreth dy orë, pa u përmendur Kosova.
Për fund, si desert, del në skenë ylli i mbrëmjes, Vanessa Stojilkovic, një gazetare franceze nga babai serb, që dëshiron të na flasë për gënjeshtrat mediatike, për faktin se të njëjtat shtete, Amerika, Franca, Anglia, Gjermania, Italia dhe aleatët e tjerë janë shkaktarë të zhbërjes së shtetit të saj më të dashur, Jugosllavisë së atëhershme dhe Sirisë sot, dhe jo politika serbomadhe shoviniste në krye me Millosheviqin dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë. Madje, deshi të na tregojë se NATO e paska bombarduar Kosovën dhe jo Serbia, dhe se në luftën e Kosovës në vitet 1998-99 UÇK-ja paska bërë trafikim me organet e serbëve të zënë rob dhe se për këtë kishte “dëshmi”, reportazhin nga gjykimi për veprat e vitit 2007-2008, madje deshi të na bindë se ne nuk kemi përjetuar asgjë dhe nuk kemi parë asgjë, nuk kemi qenë nëpër burgje, nuk na u kanë vrarë dhe zhdukur me qindra-mijëra njerëz gjatë “bashkëjetesës së lumtur” 80-vjeçare, por se të gjitha janë gënjeshtra mediatike, madje deshi edhe të na shfaqë një film nga produksioni i saj me kush e di se çfarë përmbajtjeje, madje, madje . . .
Thjesht, ishte e padurueshme, arrogante, vulgare, kërcënonte, asnjë argument nuk e ndalte dot. Përveç fishkëllimave. Por, “kija inatin, falja hakin”. Ishte manipuluese e mrekullueshme. Për mrekulli manipuloi çështjen e Sirisë për interesat e Serbisë.
Megjithatë, fishkëllimat nuk arritën ta zhbëjnë publikimin në gazetën më të lexuar të Gjenevës, “20 Minutes”.
Vlen të përmendet në fund se Universiteti Shqiptar në Gjenevë për këtë çështje do ta lëshojë një komunikatë për shtyp më 27 qershor 2013.
Ali Mehmeti, Komuniteti shqiptar i Gjenevës
* Mendimet e shprehura në këtë shkrim reflektojnë qëndrimin e autorit dhe jo dosmosdoshmerisht të redaksisë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













