Shkurt.ch
Zvicra nënshkruan marrëveshjen tregtare me Mbretërinë e Bashkuar
Dyshimet se Zvicra dhe Britania e Madhe janë duke punuar qetësisht prapa skenave për të hartuar një marrëveshje ekonomike dhe të tregtisë pas Brexit, tani janë konfirmuar.
Të premten, qeveria zvicerane njoftoi se kishte nënshkruar tekstin e marrëveshjes së re që tha se duhet të formojë bazën e marrëdhënieve të biznesit dhe të tregtisë midis dy vendeve, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.
“Kjo marrëveshje garanton, për aq sa është e mundur, vazhdimin e të drejtave dhe detyrimeve ekonomike dhe tregtare që rrjedhin nga marrëveshjet midis Zvicrës dhe BE-së”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Federal Zviceran.
Tregtia mes Zvicrës dhe Britanisë së Madhe ishte 17.5 miliardë franga zvicerane (15.5 miliardë euro) vitin e kaluar. Mbretëria e Bashkuar ishte tregu i gjashtë më i madh i eksportit në Zvicër më 2017 dhe investitori i gjashtë më i madh i drejtpërdrejtë në 2016, përcjell albinfo.ch.
Teksti i marrëveshjes së re mbetet ende në përfundim për shkak se Britania e Madhe është e ndaluar zyrtarisht nga bisedimet me vendet e treta deri sa të largohet nga BE-ja.
Por prapa skenave ka pasur bisedime të gjera mes Bernës dhe Londrës dhe ardhja e marrëveshjes nuk do të habisë vëzhguesit në komunitetet e biznesit zviceran dhe britanik.
Krahas marrëveshjes tregtare të shpallur të premten, Zvicra ka punuar gjithashtu me Britaninë e Madhe drejt një marrëveshjeje të re të lëvizjes së lirë të personave.
Sipas qeverisë zvicerane, kjo duhet të mbrojë të drejtat e banorëve britanikë në Zvicër dhe shtetasve zviceranë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi marrëveshja dypalëshe e vitit 1999 për lëvizjen e lirë të personave (AFMP) mes BE-së dhe Zvicrës pushon së aplikuari pas Brexit.
Koha e zbatimit të marrëveshjes së re të tregtisë pas Brexit varet nga fakti nëse periudha e tranzicionit e rënë dakord ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së hyn në fuqi. Nëse është kështu, traktati do të jetë baza për marrëdhëniet tregtare pas përfundimit të fazës së tranzicionit më 31 dhjetor 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












